"Rrini si mizat e kalit në partitë e mëdha", Alimadhi debat me Korab Litën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2020, 10:38
Seanca plenare u përfshi nga debatet mes deputetëve të opozitësparlamentare. Një pjesë e deputetëve janë pro këtyre ndryshimeve, ndërsa kundërtyre u shpreh Adriatik Alimadhi.
Por për Korab Litën sot hapet porta për votën e shqiptarëve.
Korab Lita: Klasa e vjetër politike kishte mbyllur me çelës votën e shqiptarëve. Alimadhi dhe gjithë kolegët të dalin para publikut të marrin votën e sovranit dhe peshën e qeverisë pas zgjedhjeve ta kenë vetëm për votën e sovranit. Të gjithë si ti rrinë si mizat e kalit në partitë e mëdha. Dil në fushë të mejdanit dhe shih sa të vlen lëkura, bëju deputet dhe hajde përfaqëso kombin.

Kreu i parlamentit Gramoz Ruçi i tërhoqi disa herë vëmendjen Alimadhit.