Hapja e listave, Hajdari: "Armë" në duart e qytetarëve që të përfaqësohen nga deputetë të denjë, jo matrapazë

Ndryshimin e sistemit zgjedhor e ktheu në kauzë të sajpolitike pas refuzimit për të djegur mandatin e deputetes e zgjedhur nën siglëne PD, por edhe pse nuk e realizoi këtë, Rudina Hajdari ndihet triumfuese pasimundi të realizojë hapjen e listave që pritet të votohet sot në Kuvend.

Duke folur nga foltorja, mesazhin ajo e pati për qytetarët,duke u bërë me dije se tashmë do të kenë në dorë një armë të fortë për ndëshkimine kryetarëve të partive dhe zgjedhjen e kandidatëve të denjë që do ti përfaqësojnëata në Parlament për katërvjeçarin e ardhshëm në zgjedhjet e 2021.

Hajdari: Sot me këtëvotim, këtë fitore që po korrim sot, hapjen e listave, ne  e kemi në dorë të administrojmë me mençuri, pjekuridhe urtësi.  Me këtë armë që kemi në dorëua heqim sadopak fuqinë kryetarëve dhe ua kthejmë qytetarëve shqiptarë.Por asgjënuk do të vlejë në këtë përpjekje nëse në zgjedhjet e ardhshme nuk dalim nëvotime dhe nuk ua japim atyre kandidatëve që përfaqësojnë qytetarët.

Duhet të luftojmëpër të ndëshkuar të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin tuaj. Ju garantoj senë këtë parlament në 2021 do të vijnë pikërisht ata njerëz që janë të ndershëmdhe të mirë dhe jo matrapazët. Falë listave të hapura kjo do të jetë e mundur.Përmes votës suaj në këtë sallë do të sillni ata deputetë që janë punëtorë, dhejo lëpirësit ndaj kryetarëve të partive. Me votë nesër do sillni ata qytetarë qëjanë të vyer dhe jo një kriminel apo matrapaz, ata që besojnë te idetë dheparimet dhe jo ata që lakmojnë pushtetin, karrigen dhe paranë. Me votë mund tëvlerësoni njerëzit që do të ndëshkoni kryetarët. Shqipëria sot ka një ndarjeshumë të madhe që nuk është mes të majtëve dhe të djathtëve por mes atyre qëkanë gllabëruar shumicën e pasurive të këtij vendi dhe 2.5 milionë shqiptarëe qënuk marrin asnjë shërbim.

Ndarja ështëmes atyre që kanë gjithçka dhe atyre që kanë pak ose asgjë. Ndarja sot ështëmes të shkuarës dhe të ardhmes. E shkuara përfaqësohet nga kjo klasë politikedhe e ardhmja do të varet nga mënyra sesi ne do të përdorim këtë armë që do tëvotohet për ndryshimin në vend.

Me listat e hapura kemi mundësi që këtë ndarje ta zhdukim dhe pasurinë ta ndajmë për të gjithë shqiptarët. Ejani ta ndryshojmë këtë vend se ndryshimi është i mundur kur besojmë te ai. Unë besova, luftova fort dhe ja dola. Sot nuk është thjesht një hap për listat por një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit. Urime të gjithë shqiptarëve, urime Shqipëri!

https://www.youtube.com/watch?v=bbWs1Kj81PE