Opozita e bashkuar paralajmëron se nuk do njohë ndryshimet kushtetuese
Ndërsa maxhoranca mblidhet sot paradite për të votuar ndryshimet kushtetuese opozita e bashkuar përcolli një deklaratë ku dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Ndër të tjera thuhet se asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.
“Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullavetë zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga eautokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar.Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as nëpërputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëmpër Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.
PD nënvizon se ndryshimet e njëanshme kushtetueseshkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja tërënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.
Më tej deklarata vijon me ripërsëritjen e apelit për PartinëSocialiste, që të gjejë forcë dhe tiqëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshmepër ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.