Debati për listat degradon në akuza sigurimsash,Alimadhi: Më ke falsifikuar firmën; Murrizi: E kam zier me fasule

Deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi dheAdriatik Alimadhi debatuan ashpër në Kuvend nga pozicionet e tyre të kundërtakarshi ndryshimeve kushtetuese që priten të votohen sot në Kuvend.

Debati degradoi në lojë me sigurimsa, teksa Alimadhi akuzoise i kanë falsifikuar firmën  në nismën përndryshimet kushtetuese.

Por Murrizi tha se firmën e tij nuk e ka përdorur dhe se kapërfunduar e zier në tenxheren me fasule.

Murrizi: Kush janë të zemëruarite kësaj seance, ata që shpresojnë se duke lëpirë menderën e çdo kryetari do tëjenë të privilegjuar dhe do vinë në këtë sallë si vemje, kërminj, çfarë gallatedhe palaçllëku. 25 vjet që futen nën sqetull dhe hundët me kundragaz, nuk mbytetnga era e pisët e atyre që i mban. Unë kam guxuar në 1990 Alimadhi se nuk jamspiun i Sigurimit të Shtetit.Kam kandiduar i pavarur dhe kam marrë 3200 vota mëshumë se partia jote në gjithë Shqipërinë. Kam kandiduar në 2009 kur tifshiheshe pas siglës së zëvendësministrit, kam kandiduar në 2019 por ka hyrëMesila deputete. Do kandidoj prapë zoti Alimadhi por jo për zëvendësministërpor deputet, jo për hajdut administrate. Të ftoj publikisht ngrihu mbi nivelinqë të kanë sjellë këtu, të flasësh me mua minimale duhet të shkosh te GentaSula që të tregosh se çfarë përfaqëson.

Alimadhi: Je shumë i vogëlpara meje.

Murrizi: Spiunët e Sigurimitnuk më inpresionojnë fare dhe beteja ime që prej dhjetorit 1990 ka qenë përbuzjedhe përçmim për ta. Nuk jam anëtar i PPSH. Kjo sallë në 2021 nuk do të ketë mëvemje Alimadhi dhe nuk do të ketë njerëz që kandidojnë për administratë, mbajemend mirë dhe bëj foto sa të mundesh.

Alimadhi: Mos kakaris.

Murrizi: Unë nuk kakarisAlimadhi. Jam shumë krenar që firmën tënde e kam çuar në tenxhere të fasules,as nuk ta kam përdorur.

Alimadhi: Nuk kam punëfare.

Murrizi: Firma jote ështëzier me fasule, jam krenar që nuk ta kam përdorur, mbaka erë. Zoti Balla të bëjmëdhe depolitizimin e administratës. Falenderoj 30 deputetët firmëtarë të opozitësqë morën nismën për të përmbysur kapadaillëkun, arrogancën dhe bajraktarllëkune kapove të politikës, jam këtu për të falenderuar çdo votues që prish murin ekalbur të 21 prillit 2008. E di që ju djeg atyre që janë të sponsorizuar apo meçengela në hundë nga e kaluara e largët apo e djeshmja. Nuk ka problem. Kërkesajonë është në sinkron me atë që shqiptarët duan.Ti japim fund arrogancës sëpolitikës të listave të mbyllura.