Rama: Luli dhe Mona na duhen bashkë, bandë me baba Xhiken dhe Dixhitalin e Lalëzit. S'ka më pula
Kryeministri Edi Rama deklaroi edhe njëherë se ndryshimetkushtetuese për zgjedhjet nuk ndalojnë koalicionet parazgjedhore dhe as nuk përjashtojnëhapjen 100% të listave.
Ai tha se nuk është i interesuar për ndarjen e çiftit politikBasha-Kryemadhi, që sipas tij bashkë me Metën dhe Berishën formojnë bandën e tëkartëve.
Ai e la të hapur hapjen e plotë të listave me diskutim tëgjerë ndërsa për koalicionet ai tha se formula duhet të ndryshojë.
Rama: Ndryshimetkushtetuese që po bëjmë ne, ta dëgjojnë mirë miqtë dhe partnerët tanë, ata që 5qershorin e bënë si 28 nëntorin. Shqipëria ka 28 nëntorin, ka 29 nëntorinballist, por 5 qershori është thjesht një ditë, 4 ditë pas ditës së fëmijëve dhemegjithatë ne e votuam një për një dhe nuk e prekim.Kjo që bëjmë sot e futsistemin zgjedhor shqiptar në kornizën e botës me 1 miliard banorë të OSBE, se ështëjashtë. I pyeta në sallë kur shkova në Këshillin Politik edhe ekspertët epavarur që ishin të varur te PD dje dhe i vetmi vend që dëgjova që kishte këtësistem ishte në një libër të La Sapienzës.
Ne nuk po heqimtë drejtën për tu bashkuar Luli me Monën, ne nuk kemi asnjë interes politik qëtë ndërhyjmë te ai çift, ai çift ne na duhet bashkë dhe duke pasur Lulin me Monënbashkë kemi dhe baba Xhiken bashkë me ta dhe atë dixhitalin e Lalëzit bashkëdhe kemi gati bandën e të katërtëve që do t'jua tregojmë shqiptarëve mirë porbashkë me sistemin normal. Thanë e duam si Letonia, ok. Por të shikojmë dheHolandën, si Belgjika, jo po Syriza. Si ta duan.Po jo si kjo, mblidhen njerëzitte ty për të dëgjuar programin, andej futen ballistët nëpër pula. Ai thotë do tëvotoj ty për programin, kur kthehet në shtëpi i ka marrë ballisti pulën.Pastajulesh dhe ha kofsha këtu.Propozimi për nenin 64, ne nuk ndryshojmë natyrën e sistemit zgjedhor se do të thotë tëkalosh nga proporcionali rajonal në proporcional kombëtar ose të ndryshoshkonfiguracionin.
(I ndërhyn Gjuzi)
Rama: Boll tanio Kujte, edhe ti je një bisht lopate përkohësisht.
Gjuzi: Hë mo Edihë, bisht lopate je ti.
Rama: Lopatajote është kurora e ndërruar e monarkisë.Ti je bishti.Pra ose duhet të ndryshojënatyra e sistemit, ose madhësia e zonave, dhe ka dhe një të tretë që ështëadministrimi i sipërm që do ta ndryshojmë por jo këtu sot, do ta ndryshojmë me5 qershorin KQZ. Kjo vlen se nuk bëhen këto ndryshime një vit para zgjedhjeve,po 5 qershori çfarë ishte? E njëjta gjë.Sistemin po e prekim te 5 qershori,kurse këtu mekanizmat korrektues të sistemit. Në Komision të Venecias janë këto,dhe unë vi pasi i kam mësuar.Lidhur me pragun elektoral, nuk është vendosur nëKushtetutë me këto ndryshime si %, kur erdhi nisma ishte 5%, kur erdhi nisma kërkontendalimin e koalicioneve në Kushtetutë.Të dyja ranë. Këto ranë se PS kërkoiheqjen e tyre sepse PS nuk ka lidhje me ato që flisnin ju, as qeveriasocialiste dhe as unë. Nuk kemi lidhje me diktaturën, ju ngaqë nuk shkrehët dotnjë pushkë në luftë, doni luftë dhe diktaturë me zor. Nuk po i hyj se çfarëkeni bërë ju kur këtu ka qenë diktatura. Merret Myslimi me dosje.
(E ndërpret Artur Roshi)
Rama: Ndryshimet kushtetuese nuk i pengojnë palët politike të hapin listat 100%, por përcaktojë për shumë kohë se nuk do të jenë më pak se 2/3. Ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi partia më e madhe. Si shpjegohet që ne bëjmë hapje më të madhe?Në proces me dakordësi të gjerë mund të shkojë 100%.Nuk ka qenë proces i lehtë.Pas pak nga numërimi votave do të dalë se tanimë treni me vagonat fantazëm ka ikur në lumë dhe hapja e lisave dhe mundësia për popullin që të zgjedhë deputetin është reale. Herën tjetër mos bëni përsëri gabimin që keni bërë nga Lufta e Dytë Botërore që futeni ku është ana e gabuar e historisë për të kapur ndonjë pulë, pula më nuk ka.