Nesër Kurban Bajrami do të falet në Xhami, jo në sheshin "Skenderbej"
Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë nesër më 31 korrik Kurban Bajramin. Ndryshe nga vitet e tjera, për shkak të pandemisë së koronavirusit besimarët nuk mundën ta kryejnë haxhin e këtij viti.
Në një deklaratë për mediat, kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu ka shprehur se duke vlerësuar situatën e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, është vendosur që namazi i Kurban Bajramit këtë vit do falet nëpër xhami sipas masave të marra nga qeveria dhe jo në sheshin "Skënderbej".
Falja e Namazit do të kryhet rreth orës 6:30 të mëngjesit, ndërsa hytbeja e Kurban Bajramit në 06:35. Ai i bën thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes për të shmangur infektimin nga koronavirusi.
"Falënderimeti takojnë Krijuesit të gjithësisë, Zotit të Botërave, Allahut (xh.sh). Paqjadhe bekimi i Zotit qoftë mbi profetin Muhamed (a.s), mbi familjen e tijtë dashur, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë pasuesit e tij deri në ditën efundit. Në këto çaste të gëzuara të festës së Kurban Bajramit ku atmosferashpirtërore ndihet anembanë më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër tëinstitucionit t’ju përcjell urimet më të përzemërta, paqe, lumturi dhe gëzimsjelltë Bajrami në familjet, miqtë dhe të afërmit tuaj.
Festa e Kurban Bajramit është e lidhur ngushtëme kushtin e pestë të Islamit, Haxhin. Por ndryshe nga vitet e tjera për arsyetë situatës së krijuar nga pandemia besimtarët myslimanë nga mbarë bota nukmundën ta kryejnë haxhin e këtij viti. Mungesa e tablosë së bukur tëhaxhit ku miliona haxhinjë nga vende të ndryshme të botës, të veshur me tëbardha, pa dallim kombësie, shtrese shoqërore, të bashkuar vetëm për t’ju luturAllahut të lartësuar për paqe dhe dashuri mes njerëzve, për të kërkuar faljepër mëkatet, për t’u bërë prej njerëzve të sinqertë dhe të devotshëm do të namungojë këtë vit.
Pormbi të gjitha detyra jonë është të nxjerrim urtësi nga çdo ngjarje, dhe në këtoditë feste le të shpalosim të gjitha vlerat njerëzore, edukative dheshpirtërore të Haxhit. Kurban Bajrami është simbol i heroizmit, sakrificës,sinqeritetit, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Zotit. Në Kuranin famëlartëAllahu na mëson që tek Ai nuk arrin as mishi as gjaku i kurbanit porpërkushtimi ynë që kemi për të. Pra Kurbani është një mjet qëna afron më shumëme Zotin, dhe duke ndarë mishin e kurbanit me njerëzit në nevojë ne jemi mëafër pëlqimit të Tij.
Le të shërbejë kjo festë për të ripërtërirë ndjenjat e bukuratë dashurisë, respektit, vëllazërisë, faljes dhe përkujdesjes. Kurban Bajramiështë dita kur ne me buzëqeshje, gëzim e paqe, shërojmë plagët që i kemishkaktuar njëri-tjetrit. T’i shohim të gjithë njerëzit me syrin e dashurisë,ashtu siç na sheh ne Zoti dhe le të bëhemi pjesë e gëzimit të tyre duke ndarësë bashku mirësitë e Kurban Bajramit.
Të kujdesemi që atmosferën e këtyre ditëve ta ndjejnë tëgjithë. Të qëndrojmë pranë të moshuarve, të lumturojmë familjen, fëmijët tanëdhe të gjendemi pranë njerëzve në nevojë. Gjatë këtyre ditëve të jemi tëkujdesshëm në festimet tona, duke marrë të gjitha masat e duhura për tëshmangur infektimet e mundshme nga Covid-19. Shëndeti dhe jeta kanë një rëndësitë veçantë në fenë tonë.
Kështu që e kemi për detyrë të kujdesemi për veten, familjen,dhe për të gjithë njerëzit që na rrethojnë. Me lutjet drejtuar Allahutdhe me kujdesin tonë edhe kjo pandemi do të largohet nga mesi ynë. Kjo ditë ebekuar është ditë e harmonisë, bashkëpunimit, e mirësisë dhe e vëllazërimit,ditë e mirënjohjes dhe e falënderimit ndaj mirësive të panumërta, të cilatAllahu i Madhërishëm ia ka dhuruar njerëzimit.
I lutem Zotit të Madhëruar që kjo festë të sjellë në shtëpitë e shqiptarëve, më shumë mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit" ka shkruar kreu i KMSH-së në “Facebook”.