Pas seancës, Basha mbledh aleatët, komunikim dhe për mediat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do tëmbledhë në selinë blu aleatët pas përfundimit të seancës plenare ku pritet tëmiratohen ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet.

Pas takimit, mësohet se Basha do të ketë dhe njëkomunikim për mediat.

Më herët opozita e bashkuar përcollinjë deklaratë ku dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga PartiaSocialiste gjatë mbledhjes së djeshme.

Ndër të tjera thuhet se asnjë akt i njëanshëm nuk është idetyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Mbledhja e një dite më parë e Keshillit Politik përfundoi pakonsensus mes palëve.

Ndërkohë Ambasada amerikane i dha legjitimitet Parlamentit përnismën kushtetuese, por i kujtoi PS-së që PD dhe LSI janë një realitet politik.

Ambasadorja amerikane i kujtoi Edi Ramës premtimin e dhënë që mevotimin e 30 korrikut nuk mbyllet dialogu për listat dhe koalicionet.

Sot do të duhen 94 vota për të ndryshuar Kushtetutën, duke ukthyer në një rrezik për infektim për deputetët. Edhe pse disa prej tyretregojnë se nuk kanë frikë nga kolegët e tyre.

Jo vetëm në sallë por edhe në kafenenë e sajuar në oborrin eparlamentit.