Veliu takon drejtuesit e policisë në rajonin verior, lë detyra për kanabisin dhe masat anti-covid

Zonat me risk të lartë në kultivimin e kanabisit do të jenënën monitorim të vazhdueshem nga toka dhe ajri.

Kështu u shpreh nga Lezha drejtori i Përgjithshem i Policisësë Shtetit Ardi Veliu pas një takimi me dyer të mbyllura që zhvilloi medrejtuesit e policisë të rajonit verior.

Sipas tij në fokus të policisë do të jetë dhe zbatimi imasave anti-covid dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

Veliu: Lamë detyra për punën që duhet të bëjë Policia e Shtetit, jo vetem memonitorimin ajror që jemi duke e praktikuar në çdo javë, duke shfytëzuar dronë,njëkohësisht duke rritur edhe bashkëpunimin me kolegët e Guardia di Finanza-s,të cilët janë duke zhvilluar një punë shumë të mirë përsa i përket ndihmës qëna japin për identifikimin e pikave të rrezikut.

Njëkohësisht, në këtë takim ne diskutuam dhe për detyrat që Policia eShtetit do të ndjeki përsa i përket masave anticovid, duke qenë se situataështë jo e qetë dhe ne si Polici e Shtetit kemi detyrimin për të monitoruaraktivitetin e të gjithë lokaleve që shërbejnë si vende për grumbullimin eqytetarëve apo vende që frekuentohen nga qytetarët për t'u argëtuar, siç kanë qenëlongue baret dhe diskot.

Do të vazhdojë puna çdo ditë që krahas punës ditore për sigurimin e renditdhe qetësisë, por edhe për fushatën antikanabis, do vazhdojmë dhe për zbatimine të gjitha detyrave anticovid"

Gjate këtij takimi është analizuar dhe puna e bërë deri mëtani në luftën antikanabis, ndërsa është kërkuar angazhim maksimal istrukturave policore për të goditur këtë fenomen.