Rama ndërkombëtarëve: E vendosim ne sistemin zgjedhor. Mesazh Yuri Kim: S'më erdhi mirë për fjalët
Me 106 vota pro dhe 10 kundër kryeministri Edi Rama kaloi në Kuvend me opozitën e re ndryshimet kushtetuese megjithëse nuk patën dakordësinë e PD-LSI, të presidentit Ilir Meta, apo dhe thirrjet e ndërkombëtarëve që ato të ishin gjithëpërfshirëse.
Kishte zgjedhur një kollare ku shkruhej "Revolution" dhe në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama u përcolli mesazhin ndërkombëtarëve të mos ndërhyjnë pasi ishte vendim i parlamentit shqiptar. Nga foltorja e Kuvendit Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim e përmendi me emër dhe duke i komentuar deklaratën e djeshme u shpreh se nuk i vinte mirë.
Edi Rama: Këto zgjedhje janë vendime politike. Komisioni i Venecias dhe OSBE/ ODIHR nuk rekomandojnë ndonjë sistem të vecantë dhe nuk ka standard ndërkombëtare që rekomandojnë metodë specifike.
Ky është standardi që ka vendosur në unison i gjithë grupi i organizmave ndërkombëtarë prandaj miq dhe partnerët tanë duhet ta dëgjojnë mirë.
Ky është vendim i parlamentit shqiptar dhe i takon shtetit që përmes parlamentit të vendosë se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadorën amerikane dhe as të BE e askënd tjetër.
Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë do ti ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë apo jo fjalën sinqerisht nuk më vjen mirë."
Më pas Rama tha se me ndryshimet kushtetuese treni me vagonat fantazëm do të ketë rënë në lum.
"Ata që kanë votuar sot këtu të jenë të bindur që kanë bërë gjënë e duhur ndërsa ata që nuk kanë votuar u them se kanë penguar zbatimin më të mirë të parimit të sistemit propocional rajonal, kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kanditatëve.
Kanë penguar përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament, kanë sabotuar sigurimin e një përfaqësimi të drejtë të tëgjithëve bashkë.
Pas pak nga numerimi i votave do te dale qe treni me vagonat fantazem ka ikur ne lume dhe hapja e listave per zgjedhjen e deputetit eshte reale."