Nga sot bosët e krimit do të izolohen në 41bis, ja 7 emrat e parë

Për herë të parë në Shqipëri nis zbatimi i 41 bis. Me kërkesë të kreut te SPAK, Arben Kraja, minstrja e Drejtesise firmosi sot izolimin e 7 shtetasve të cilët dyshohet se vijojnë aktivitetin e tyre edhe brenda sistemit të burgjeve.

Do të izolohen
Arbjon Aliko
Gilmando Dani
Genci Balla
Endrit Zela
Endrit Qyqja
Blerim Shullazi
Emiljano Shullazi

Ministrja e Drejtësisë deklaroise për këtë sistem janë bërë gati 2 ambiente pa dhënë detaje se cfare aktivitetesh vijonin të kryenin të dënuarit.

Etilda Gjonaj"Paraqesin rrezikshmeri për shkak se vijojnë të mbajnë kontakte me organizatat e tyre kriminale ose organizata te tjera kriminale"

Sistemi "41 Bis", sipas modelit italian parashikon që në izolim të futen të gjithë ata persona për të cilët dyshohet se kanë mbajtur lidhje me elementë jashtë burgut duke vijuar aktivitetin kriminal.

Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë përcakton rrezikshmërinë dhe si rrjedhojë i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve nivelin e sigurisë që do të mbahet një i burgosur.

Sipas ligjit, faza e parë e zbatimit parashikon izolimin e rreptë të 270 të dënuarve apo personave nën hetim, të cilët do të kenë zero kontakte me botën e jashtme.

Ky regjim përfshin të dënuarit për rreth 22 vepra të rënda penale, mes të cilave edhe aktet terroriste, apo vepra të tjera të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Te izoluarve do tu lejohet vetëm një takim në muaj me familjarët, në një mjedis të mbikqyrur.

Atyre personave që nuk do të kenë takime me familjarët, do tu lejohet një bisedë telefonike në muaj për 10 minuta, e cila do të jetë e regjistruar.

Edhe qëndrimi në ajrim këtyre personave do tu reduktohet deri në 2 orë, ku lëvizjet e tyre do të monitorohen me kamera sigurie.