Zgjedhjet në universitete, votojnë pedagogët, pjesëmarrje e ulët e studentëve deri në mesditë
Prej orës 8 të mëngjesit të kësaj të enjte,janë mbajtur zgjedhjet në të 12 universitetet publikë në vend.
Mëgjithëse në universitetin e Tiranës kapasur një përplasje institucionale mes Ministrisë së Arsimit dherektoratit, zgjedhjet u zhvilluan normalisht.
Herët në mëngjes votuan kandidatët përrektor në universitetin e Tiranës.
Ndërkohë kandidatja Kozeta Sevranipavarësisht debateve shprehet se i konsideron legjitime këto zgjedhje.
Sevrani:Fakti që unë jam futur në garë dhe pokandidoj do të thotë që jam bërë pjesë e këtyre zgjedhjeve.
Përmes votës folën edhe një pjesë e studentëve,disa për të zgjedhur e disa për tu zgjedhur.
"Realishtnuk e kam kuptuar arsyen e nxitimit të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve".
Ndërkohë "Lëvizja për Universitetin", edhe në ditën e zgjedhjeve u shpreh kundër këtij procesi.
"Zgjedhjete sotme në universitet janë edhe më të turpshme dhe diskriminuese. Pesha e votësstudentore mbetet 10 përqind ndërkohë që mungesa e studentëve në auditor e bënautomatikisht zero pjesëmarrjen e tyre".
Komisionerët e qëndresës qytetare përmesnjë fotoje dhe një videoje treguan se në një prej kutive të votimit ishte engjitur logoja e PS.
Sa i përket masave anticovid, në Fakultetine Drejtësisisë ka pasur probleme për ruajtjen e distancës.
Radhë të gjata dhe pa distancë kishtedhe në ambientet e brendshëm të këtij fakulteti.
Por, tek Universiteti Politeknik deri nëmesditë pjesëmarrja e studentëve ka qenë shumë e ulët.
"Pjesëmarrjae studentëve ka qenë e vakët, më shumë kanë qenë pedagogë".
Të drejtën e votës në Universitetin e Tiranës e kishin mbi 25 mijë studentë dhe 718 personel akademik. Votimet mbyllen në orën 16:00.
Zgjedhjet u monitoruan nga 68 vëzhgues për kandidatët nga rektor deri tek përgjegjës departamentesh, 93 vëzhgues nga studentët, 3 vezhgues nga Sindikata dhe 4 media të akredituara.
Për Universitetin e Tiranës, në garën për Rektor garojnë Artan Hoxha(nga Fakulteti i Drejtësisë), Mimoza Hafizi( nga Shkencat e Natyrës) dhe KozetaSevrani (nga Fakulteti Ekonomik).
Ora News ndoqi votimin në Fakultetin e Ekonomikut, ku Dhori Kule rikandidon për Dekan.
Në fakultetin e Ekonomikut janë 5000 studentë të cilët pritet të votojnë për organet drejtuese të Universitetit të Tiranës dhe 130 pedagogë.
Te fakulteti i Drejtësisë një numër i lartë studentësh pa distancë janë paraqitur për votim dhe temën e diplomës.