Viktimë duke ruajtur misrin, hajduti vret 65 vjeçarin në Shijak, plagos rëndë vëllain
Një 65 vjeçar u vra në Xhafzotaj tëDurrësit ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur rëndë duke ruajtur një arë memisër të cilën në vazhdimësi ua kishin vjedhur. Autori dyshohet të jetëhajduti, për të cilin dy vellëzëritkishin dalë të bënin roje.
Pusia që ikishin bërë hajdutit që u vidhte arën me misër u kthye në tragjedi.
65-vjeçari FiqiriÇalliku, u vra me thikë nga njeriu që priste të kapte flagrancë, ndërsa vallaii tij, Fadili, 63 vjeçar mbeti i plagosur rëndë.
Ngjarja ushënua rreth mesnatës në Xhafzotaj të Shijakut, në këtë arë pranë banesës sëfamiljes Çalliku.
Dyvellëzërit, sipas dëshmive të familjarëve kishin dalë të bënin roje, pasi disaditë më parë u kishin vjedhur e dëmtuar arën me misër.
Por në rrethana që ende mbeten të paqarta, ata janë përplasur me hajdutin e dyshuar, i cili pasi i ka qëlluar i ka lënë aty dhe është larguar.
Dëshmia: Vëllezërit shkuan të ruanin misrin: Si i gjeti djali të gjakosur
Dyvellezërit e plagosur janë gjetur nga djali Fiqiri Çallikut, i cili i ka dërguarpër në spital, por 65 vjeçari mbërriti atje i vdekur.
Vrasja dukembrojtur mallin dhe punën e tyre, i ka tronditur familjarët e vellezërve dhebanorët e zonës, të cilët i cilësojnë si njerëz punëtorë e të ndershëm.
“Viktimatvajtën të ruanin misrin se u kishin vjedhur para disa ditësh. U vonua babai dhedjali i gjeti të plagosur të dy dhe i futi në makinë. Janë njerëz të ndershëm,asnjë konflikt nuk kanë, punojnë si qen ditë dhe natë, familja më e mirë nëShijak, Çalliktë e Shijakut”.
Disa orë pasngjarjes, në policinë e Durrësit u shoqëruan disa persona të dyshuar, porvrasja në arën me misër ende nuk ka autorë.
