23-vjeçari që u vra me thikë në Elbasan, mik i Emiljano Ramazanit që u ekzekutua 10 ditë parë
Dy vrasje u shënuan brenda pak orësh mbrëmjen e 29 korrikut 2020 në Elbasan.
Vrasja e pare - Regis Runaj, i konsideruar mik i Emiljano Ramazanit, ky i fundit i ekzektuar më 20 korrik. 2020 u vra në një rrugicë të lagjes "Emin Matraxhiu", pranë varrezave të Elbasanit.
23-vjeçari ishte qëlluar të paktën 7 herë me thikë dhe ishte lënë në mes të një rruge jo shumë të frekuentuar ku u gjet rreth orës 22:10 minuta.
Krimidyshohet se ka ndodhur më herët sipas ekspertëve, të cilët thanë se gjaku nëvendngjarje ishte mpiksur.
Burimet thanë se ai ishte qëlluar disaherë me thikë, por ka dyshime se ai mund të jetë vrarë në një vend tjetër dhetrupi i tij më pas është hedhur në zonën periferike, ku lëvizjet natën janë tëpakta dhe mungojnë kamerat e sigurisë
Motivet e krimit mbeten të paqarta, por miqësia me Emiljano Ramazanin, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime vrasja është vazhdim i serialit të hakmarrjeve mes grupeve kriminale për prishjet e pazareve të drogës.
Vrasja tjeter me thike
Vetëm disa orë më pas, një sherr mes miqsh në gjendje të dehur përfundoi në krim në një prej lokaleve të Elbasanit, ku gjurmët ishin të qarta edhe disa orë më pas
Viktimë mbeti 30-vjeçari Florian Lamçe,emër i njohur për blutë në Elbasan.
Sipas të dhënave të policisë ai ukonfliktua me Adriano Hajdari, 42 vjeç, Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, të cilët aktualisht janë shoqëruar ngapolicia.
Në konfliktin në gjendje të dehur,burrat u qëlluan me shishe dhe mjete të forta, ku plagët i morën jetën 40vjeçarit!
Viktima Florian Lamçe, i njohur edhe menofkën “Flor Qorri”, ka qenë i dënuar me 3 vite burg për pengim të drejtësisë dhe i hetuar për dy plagosje.
Ai vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vite burg për vrasjen eAlmir Canit, pronar i një diskoje, ngjarje e vitit 2012.
Edhe dy personat e dyshuar janë personave të njohur në Elbasan.
Sokol Sanxhaktari, është dhëndri iish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.
Ai është vënë në pranga bashkë me AdrianoHajdarin, dhe akuzohen për vrasje me dashje.
