Lirohen nga detyra 3 gjeneralë, Presidenca: Kërkesat nga Ministria e Mbrojtjes

Tre gjenerale të forcave të armatosura, mes të cilëve edhe zëvendësshefi i Shtabit të Pergjithshëm, Sandër Lleshi janë shkarkuar nga detyra përmes dekreteve të Presidentit Nishani.Në faqen e Presidencës theksohet se Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Ajrore dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Dhori Vangjel Spirollari.Lirimin nga detyra të Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Sandër Ndue Lleshi.Si dhe lirimin nga detyra të Komandantit të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe daljen në lirim, Gjeneral Brigade Abaz Liman Lleshi.Presidenca ben te ditur se lirimet na detyra kane ardhur pas kerkeses se Ministrisë se Mbrojtjes, por nuk ka nje motivacion per lirimin e tyre.