Berisha i përgjigjet Ramës: Unë jam gjysh "full-time", ti gjysmë-burrë

Unë jam një gjysh me kohë të plotë, ndërsa ju jeni një gjysmë-burrë. Në këtë mënyrë iu përgjigj kryeministri Berisha deklaratës së Ramës se është koha që ai të lërë politikën dhe vendi të rilindë përmes qeverisjes së PS. Zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi në një dalje për mediat në përcjellje të zërit të Kryeministri theksoi se “ vetëm një imagjinatë e çoroditur ose një mëndje nga autobuzi yt mavi dhe arkivi kompleks që të ndjek, mund të më përftyrojë mua gjysh me kohë të pjeseshme, të engjëjve të familjes sonë”.“Dje Edvin Rama i tmerruar nga disfata që lexon dhe nga braktisja që ndjen në çdo takim nga qytetarët, më bëri dje thirrje nga autobuzi i tij që: Unë të punojë gjysh full-time! (me kohë të plotë). Me këtë rast më duhet ti them Edvinit se i ka bërë një akuzë të rëndë vetes së tij! Kjo sepse një njeri normal që vlerëson familjen dhe vlerat e saj nuk mund të jetë kurresesi bir, vëlla, bashkëshort, baba apo gjysh part-time pra në gjuhën Shqipe me “gjysëm kohe apo pergjysëm”. Ky modeli i fundit vlen vetëm për shumë pak njerzëz që nuk kanë lidhje me vlerat familjare por ndjehet “çerek apo gjysëm kohe të lidhura me to”!!! Për sa më përket mua, gjithnjë besoj se kam lindur i bekuar! Falë Zotit dhe prindërve të mi kam gëzuar një fëmijëri “kohe plotë” dhe jo në bunker, një rini “kohë plotë” me vite të sunduara nga përkushtimi, pasioni dhe studimi që më frymezojnë deri sot dhe jo një rini “pa rini”, të skllavëruar nga Blloku Hoxhist dhe kompleksi i “Edipit ” i formës së pashërueshme! Kam patur vërtet fat në Jetë! U bëra një mjek kardiolog i dhembshëm dhe i apasionuar dhe jo një “dështak në profesion”. Unë ndjehem i lumtur si një burrë “kohë plote” gjatë jetës sime dhe “jo çerek apo gjysëm burrë si ç'jeni faktuar dhe keni pohuar ju veten tuaj”!!! Familja jonë ka dy femijë për te cilët kam qenë gjithë jetën e tyre baba “kohë plote”; kam bërë gjthçka për edukimin e tyre! Ata në asnjë rast nuk kanë ndjerë braktisjen time dhe më së fundi “më të ëmbëlit mbi tokë” : femijët e fëmijve të mi!Vetëm një imagjinatë e çoroditur ose një mëndje nga autobuzi yt mavi dhe arkivi kompleks që të ndjek, mund të më përftyrojë mua gjysh me kohë të pjeseshme, të engjëjve të familjes sonë, pasi, me ata dhe për ta, së bashku me Lilin jemi gjyshër me kohë të sterplotë!” shprehet Kryeministri.Në vazhdim të reagimit të tij , Berisha ka dhe një urim për kundërshtarin e tij politik:“Nuk po ndalem në rolin dhe vendin që ata kanë në familjen tonë. Por duhet vetëm të theksoj se pas angazhimit në politikë së bashku me femijët e mi, nipërit e mi, moshatarët e tyre dhe mbarë qytetarët Shqiptarë kanë qënë frymëzimi i jetës sime e për të ndërtuar ëndrrën e “Lirisë” në këtë vend!Ndërsa tani mbesat dhe nipërit e mi janë gjashtë “gurra të pashterrshme frymëzimi” që më shumfishojnë forcat, energjitë për të punuar me pasjonin dhe përkushtimin më të madh, që ata dhe bashkëmoshatarët e tyre para se gjithash edhe prindërit, vëllezërit e motrat e tyre më të rritur, të kenë të Ardhmen që meritojnë!Duke perfunduar uroj që Zoti të të ndriçojë mëndjen, që ti të kuptosh se sa i fortë është frymëzimi i fëmijëve të femijëve për njeriun!”