Roshi: Pa koalicione, Rama përjetëson pushtetin e tij derisa t’i vijë radha Zahos

Deputeti Artur Roshi shprehetkundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuese.

I ftuar në ''Ora News'', Roshitha se kryeministri Edi Rama po mundohet të bëjë ndryshime në kushtetutë përpushtetin dhe interesin e tij.

Artur Roshi: ''Unë nuk mund të dal asaj që mendoj, dhe kundër asaj që shqiptarët presin. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje që do të bëjë kryeministri në kushtetutë, është një ndërhyrje që bën në pushtetin e sovranit. Që të mbështetësh një ndryshim kushtetues por dhe të një ligji, duhet të gjesh një logjikë që të mbështetesh mbi të. Kush është logjika që kryeminstri kërkon të ndryshojë kushtetutën? Sipas meje, është një logjikë pragmatiste vetëm për personin e tij, për partinë e tij, ku fshihen interesat e tij personale. Ne nuk mund të futemi në kushtetutë për të përjetëuar pushtetin e një individi ose të një partie që përfaqëson gjysmën ose më pak se gjysmën e besimit politik të shqiptarëve. Rama nuk është në anën e duhur.''

Për Roshin, hapja e listaveështë një iniciativë pozitive, por duhet që edhe vota të jetë e lirë e tënumërohet drejt.

Artur Roshi: ''Hapja e listave është një iniciativë pozitive e mbështetur nga opozita jashtëparlamentare. Është pozitive por është një element i sistemit. Ka një marrëdhënie ekuivoke me votën e lirë. Nëse vota nuk është e lirë, nëse vota nuk numërohet drejt, a ka rëndësi nëse lista është e hapur ose e mbyllur? Nuk ka asnjë rëndësi. Është vota e lirë e cila ka të bëjë me identifikimin biometrik, dhe numërimin elektronik.''

Sipas tij, mungesa ekoalicioneve parazgjedhore përjetëson pushtetin e kryeministrit Rama.

Artur Roshi: ''Mungesa e koalicioneve parazgjedhore përjetëson pushtetin e Ramës deri sa t'i vijë rradha Zahos, po ta themi me humor. Rama duhet të gjejë fuqi brenda vetes, të sillet si lider, siç  e ka thënë disa herë që nuk do të jetë i përjetshëm. Le ta tregojë që nuk do të jetë i përjetshëm. Me këtë që po bën, mundohet të ngrejë një tirani të butë të pushtetit të tij dhe të Partisë Socialiste.''

Intervistoi në studioSebastian Zonja, përgatiti për online Renato Çaushi.