Vasili: Ndryshimet e njëanshme kushtetuese produkt i PS-së dhe disa individëve në Kuvend
Për përfaqësuesit eLSI në Këshillin Politik, Petrit Vasili, ndryshimet e njëanshme kushtetuese janënjë produkt i PS-së me disa individë në Kuvend.
Ai tha se thirrja eopozitës është vetëm një: lista të hapura 100%, jo 2/3.
Vasili: Në 6 muaj këshill as nga PS dhe as përfaqësues të kuvendit, nuk ështëfolur ndonjëherë për koalicione parazgjedhore. E vetmja gjë që është thënë ka qenëçështja e listave të hapura. Ky sensibilitet adresohet në kompromisin e opozitës,e cila thotë që të hapim listat 100% jo me 1/3 që do të thotë sërish lista tëmbyllura. Por të shprehim për këtë pikë në kushtetutë.
Edhe sot, këto ndryshime të njëanshme janë produkt i vetëmPS dhe disa individëve në Kuvend. Këtë e konfirmoi edhe Hajdari që kishtefirmosur vetëm për listat ë hapura. I gjithë ky puç bëhet vetëm nga PS-ja medisa individë në Kuvend. Kjo do të thotë baraz humbje për Ramën.
Gjiknuri tha para pak minutash se fleta e votimit ështëproblem teknik, por shqiptarët nuk harrojmë kur Rama çirrej se fletët e votimitjanë çarçaf, ndërsa tani bëjnë sikur është probleme teknik. Thirrja e opozitës ështëvetëm një: lista të hapura 100%, jo 2/3. Koalicionet nuk kanë asnjë lidhje me këtëçështje, sikurse e keni parë në atë fletë votimi. Koalicionet nuk janëkritikuar kurrë nga qytetarët.
Këtu nuk ka asnjë shqetësim përveç frikës së PS-së ngahumbja. Çdo përdredhje nuk e shpëton e humbja.