Hajdari: Ndryshimet kushtetuese do sjellin lista 100% të hapura, garanci nga mazhoranca

Pas mbledhjes së KëshillitPolitik për ndryshimet kushtetuese, deputetja Rudina Hajdari tha pë mediat seështë fakt se më në fund qytetarët po triumfojnëmbi kryetarët e partive, sepse do shkohet drejt ndryshimeve kushtetuese qëgaranton lista të hapura.

Hajdari u shpreh se kjo garanci u dha ngamazhoranca.

Rudina Hajdari: ''Pavarësisht një procesi goxha të gjatë dhe të gjithë jemi të lodhur sepse Ajo që duhet kuptuar është fakti që më në fund qytetari po triumfon mbi kryetarët e partive. Zëri i qytetarëve do të dëgjoht sepse do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese që garantojnë listat e hapura. Gjatë këtij procesi, edhe pse jemi lodfhur, edhe pse ka pasur tone të larta mashkullore, unë i kam toleruar, i kam duruar vetëm me një synim. Të qëndroj para tyre, që të garantojë të drejtat e qytetarëve  që të zgjedhin në zgjedhjet e ardhshme.''

''Në këtë mbledhje morëm garancinë që e para, mazhoranca duhet të kuptojë, në ndryshimet e kodit zgjedhor ne duhet të shkojmë me garancinë e plotë që listat të jenë të hapura 100%, dhe kjo garanci u dha sot. Më tej, pas ndryshimeve kushtetuese më datë 30 korrik, jam e hapur që të bashkëpunoj me Partinë Demokratike dhe me çdokënd për të amenduar kodin zgjedhor që garanton hapjen 100% të listave dhe zgjedhje të ndershme.''