PD i përgjigjet Ramës: Të gatshëm të punojmë për hapjen 100% të listave, koalicionin e kemi me qytetarët

Partia Demokratike i ështëpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Sekretari i Përgjithëshëm i PDGazment Bardhi, shkruan se Opozita e Bashkuar është dakord për hapjen 100% tëlistave dhe për këtë shprehen të gatshëm të punojnë pa ndërprerje dhe vonesë.

Sipas Bardhiit, opozita e kakoalicionin me qytetarët.

Për të, heqja e kaolicioneveparazgjedhore, pragu kombëtar dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risipor hall personal i kryeministrit Rama.

Postimi i Bardhit në Facebook

Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme. Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar.

Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë, sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë/shqiptarëve. Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Lexo edhe: Rama, PD-së: Më 30 korrik votohet hapja e listave, risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju