Familja e 33 vjeçares shtatzënë kërkon strehimin në qendër sociale, vëllai i vajzës: Nuk kujdesemi dot
Trajtimi i rastit të 33-vjeçares me probleme të shëndetitmendor, 8 muajshe shtatzanë nga një abuzim i dyshuar nga fqinji 56 vjeçar, nxorinë pah edhe dështimin e instucioneve të përkujdesit social. Vëllai e babai i tëresë thonë se ata janë në pamundësi për tu kujdesur për të ndaj kërkojnëstrehimin në qendra sociale.
Lushnje - Familjarët e 33-vjeçares nga Lushnja me probleme të shëndetit mendor, tetë muajshe shtatzanë si pasojë e abuzimit nga fqinji, kërkojnë reagimin e institucioneve të përkujdesit social për trajtimin e rastit.
"Infermierja e fshatit më tha që nuk është mirë."
Duke theksuar kushtet e vështira dhe mungesëne një gruaje në shtëpi, vëllai ka kërkuar strehimin e saj në qendra sociale,ndërsa thotë se pas lindjes janë të gatshëm ta rimarrin në shtëpi.
"Unë kërkoj nga shteti që motrën time ta marrin dhe ta çojnënë shërbime sociale derisa të lindi. Pas lindjes unë e marr prapë në shtëpi".
Ai tregon se nuk e kishte kuptuar abuzimin esë motrës nga fqinji, i cili u vu në pranga.
Historia e abuzimit të vajzës që të gjithë enjohin për problemet e shëndetit mendor ka tronditur zonën.
56-vjeçari, Edi Bushi, i dyshuar si autor iabuzimit mbahet në qeli.