Emergjencat Civile modernizohen me uniforma dhe mjete të reja, donacioni 1.5 mln dollarë nga Turqia
Emergjencatcivile tashmë do të kenë pajisje dhe uniforma më dinjitoze për të përballuarfatkeqësitë natyrore. Qeveria turke ka bërë të mundur një donacion prej 1.5milionë dollarë amerikanë. Në prezantimin e këtyre pajisjeve, ministrja e Mbrojtjes,Olta Xhaçka, tha se shumë shpejt emergjencat civile shqiptare do të jenë më të mirëpajisuratnë Ballkanin Perëndimor.
Strukturat e Emergjencave Civile, pjesë e Forcave tëArmatosura do të jenë shumë herë më tëmirëpajisura dhe më dinjitoze në përballimin e fatkeqësive natyrore.
Gjatë ceremonisë së prezantimit të uniformave dhemjetëve të reja të strukturave të emergjencave civile, ministrja e Mbrojtjes,Olta Xhaçka, vlerësoi bashkëpunimin me Turqinë, në këtë aspekt.
Xhaçka: Nuk ka sot dëshmi më të qartë të profesionalizmit e nivelit të organizimit që kanë arritur sot Forcat e Armatosura sesa aftësia që ato kanë treguar për të përballuar të papriturat që na ka rezervuar natyra. Unë jam krenare për punën e çdo burri e çdo gruaje në uniformë që e ka bërë të mundur këtë performancë kaq të mirë. Jam krenare që falë punës së tyre, por edhe falë mbështetjes së miqve e partnerëve e të vetë kryeministrit që ka qenë nga mbështetësit kryesorë të transformimit të emergjencave civile, qytetarët shqiptarë mund të jenë sot të sigurt që pavarësisht emergjencës apo fatkeqësisë, ata nuk do të jenë kurrë vetëm në momentin e tyre të nevojës.
Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat AhmetYörük, vlerësoi marrëdhëniet mes dy popujve dhe nënvizoi se vlera e mjeteve,pajisjeve dhe uniformave të reja të dhuruara nga qeveria turke arrin në 1.5milionë dollarë amerikanë.
Pjesa e parë e grantit të qeverisë turke përbëhetnga 6 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha aparaturat dhe mjetet enevojshme, mbi 1 300 uniforma për operacionet e kërkim shpëtimit në rastepërmbytjesh, tërmetesh apo të shuarjes së zjarreve.