Masakra e trefishtë në Lushnje, vrasja e miqve të Bares, hetimet zbardhin autorët

Për të disatën herë radhazi policia ka dështuar në kapjen e autorëve të dyshuar të masakrës së trefishtë në Lushnje Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi të konsideruar si rivalë të aldo bares. Gjykata e lushnjes ka marrë për të në mungesë masën arrest me burg pasi së bashku me të arrestuarin Orges Bilbili akuzohen si autorë të masakres së trefishtë në qendër të qytetit ne vitin 2017 ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.

Lushnje- Rivali i Aldo Bares, Laert Haxhiu, 28 vjeç nga Lushnja, i akuzuar si autor i disa ngjarjeve kriminale, i ka shpëtuar për të disatën herë aksionit të policisë për kapjen e tij.

Forca të shumta policie kanë zbarkuar një natë më parë, 27 korrik 2020, në disa banesa në Lushnje por nuk kanë mundur të vënë në pranga të dyshuarin si autor i vrasjes së trefishtë të ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.

Ngjarja ndodhi me 11 tetor 2017, në lagjen “Loni Dhamo”. Si autorë të ngjarjes janë identifikuar shtetasit Laert Haxhiu, Orgest Bilbil (i arrestuar në Tiranë nga policia për plagosjen e policit gjatë karantinës) dhe Anterio Kaloshi.

Për ta, Gjykata e Lushnjes ka marrë ne mungesë masën “arrest me burg” dhe ekzekutimi i kësaj mase ishte edhe objektivi i operacionit të “Sarava”.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Por masa është ekzekutuar vetëm për Orgest Bilbilin, i cili u arrestua pak muaj më parë rstësisht në kryeqytet, ndërsa për shtetasit Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë ushtruar disa kontrolle ambientesh, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe kapja e tyre.

Nga kontrolli i 13 shtëpive në Lushnje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu teke, një sasi municioni luftarak, 30.000 dollarë amerikanë, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, 4 automjete dhe 16 aparate celularë.

https://www.youtube.com/watch?v=DvjAITAdDPE