Zbardhet vendimi për Saimir Tahirin, Apeli: Ja cilat ishin shkeljet e gjykatës dhe prokurorisë në gjykim
Një muaj nga shpallja e vendimit, Gjykatae Posaçme e Apelit ka zbardhur të argumentuar faktet që e çuan në vendimin përta rikthyer edhe një herë në Gjykatën e Shkallës së Parë gjykimin për ish-ministrine brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela. Gjykataka renditur si shkelje kryesore moskomunikimin e akuzës së kultivimit të lëndevenarkotike dy të pandehurve ndonëse Prokuroriaka paraqitur episode për këtë vepër penale. Si dhe nuk e ka konsideruar tëligjshme rikualifikimin e veprës penale nga ana e gjykatës në shpërdorim të detyrës.
Gjykata ePosaçme e Apelit ka nxjerrë të zbardhur vendimin për ish-Ministrin e BrendshëmSaimir Tahiri dhe ish-drejtorin e policisë së Vlorës Jaeld Çela.
Në njëmaterial prej 26 faqesh kolegji argumenton, se cilat ishin shkeljet procedurialeqë e çuan trupin gjykues në marrjen e vendimit për ta rikthyer edhe një herëgjykimin në shkallën e parë.
Duke marre nëshqyrtim kërkesën e Tahirit për pushimin e çështjes pasi për të është marrë njëvendim pushimi nga gjyqtari paraprak ihetimeve i Katanias në Itali, Kolegji i Posaçëmi Apelimit vlerëson se ky vendim nuk ka atributet e një vendimi të formës sëprerë.
Argument idytë i kolegjit ka të bejë me komunikimin e e akuzës të të pandehurve.
Kolgji ka vërejturse në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave te reja,e lidhur kjo me dispozitat e ndjekjes penale nga prokurori.
Në vendimthuhet se Gjykata e Krimeve të Rënda ka zbatuar gabim nenin 375 të Kodit tëProcedurës Penale, sepse në këtë rast nuk ka vlerësuar të njëjtin fakt tëatribuar nga prokuroria të pandehurve por de fakto ka ngritur akuzë të re përkultivim të lëndëve narkotike, për më tepër Saimir Tahiri e Jaled Cela nuk janëhetuar dhe nuk u është atribuar kultivimii lëndëve narkotike apo dhe përhapja e kultivimit të lëndëve narkotike në Shqipëri,e lidhur kjo me disa episode konkrete të sekuestrimit dhe të asgjësimit të bimëvenarkotike.
Gjithashtu në vendim thuhet se Gjykata e Krimevetë Rënda ndonëse e vlerëson si kontradiktor këtë qëndrim të Prokurorisë të episodevenë lidhje me asgjësimin e bimëve narkotike në vitet 2016 e 2017 rikualifikonfaktin penal duke e cilësuar shpërdorim dëtyre.
Sipaskolegjit, gjykata nga njëra anë pohon se nuk provohet përtej dyshimit tëarsyeshëm kryerja e veprës penale të trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim nëformën e grupit të strukturuar kriminal, nga ana tjetër argumenton se fakti itrafikimit të narkotikëve duhet rikualifikuar si shpërdorim detyre, dukeperfshirë këtu edhe faktin e kultivimit apo dhe të përhapjes masive tëkultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Vlorës .
Kontradiktor është konsideruar nga kolegjiedhe qëndrimi i Prokurorisë që nga njëra anë akuzon të pandehurit Saimir Tahiridhe Jaeld Çela si pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, e nga ana tjetërreferon vijimin e aktivitetit të këtij grupi edhe në vitin 2016 2017, theksonse nuk iu ka ngritur akuzë në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike.
Në lidhje meakuzën e shpërdorimit të detyrës, kolegji thekson se të pandehurve nuk u ështëdhënë mundësia të mbrohen në këtë gjykimi me faktin e kultivimit te bimëvenarkotike apo me përhapjen masive të tyre në qarkun e Vlorës.