Sërish pa konsensus, Gjiknuri: Të merret një model nga vendet OSBE-ODHIR, koalicionet i rregullojmë me Kod Zgjedhor
Përfundon mbledhja e këshillit politik. Palët politike sërish nuk kanë rënë dakord për listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.
PD e LSI kërkojnë që të merret një rekomandim nga OSBE/ ODIHR lidhur me ndryshimte kushtetuese sa do të hapen listat dhe nëse lejohen koalicionet parazgjedhore.
Nga ana e tij Damian Gjiknuri akuzon PD e LSI-se se kanë qëllim bllokues.
Në një prononcim për gazetarët, Gjiknuri tha se formula e kompromisit është të merret një model sistemi nga vendet e OSBE-ODHIR që kanë sistem proporcional zgjedhor dhe të implemetohet.
Gjiknuri: Të vijnë me model, por jo me lista dëshirash. Opozita jashtëparlamentare ndodhet në të njëjta qëndrime bllokuese për të bllokuar kushtetutën me çdo kusht, të bazuar në 2-3 kërkesa me natyrë politike. U pa fare qartë se mendimet kushtetues, ata nuk japin asnjë argument përtej kushtit të panegociushëm që koalicionet duhet të jenë ashtu sikurse janë. U konstatua se ndryshimet kushtetuese nuk ndikojnë te koalicionet dhe as te listat e hapura.
PD ka qëllime bllokimi dhe zvarritje që të mos bëhet emundur kjo arritje. Opozita parlamentare ka ofruar kompromis, edhe mazhorancapo ashtu, ata janë te i njëjti qëndrimi. Ata nuk kanë problem hapjen e listave,por problem për ta është çështja e koalicioneve. U kemi thënë që të zgjedhin sesi paraqiten listat e kandidatëve në koalicione në vendet që kanë sistemproporcional rajonal. Të zgjedhin modelin që duan nga shtetet që kanë njësistem të tillë zgjedhor. Një model është dhënë nga vetë PD-ja, që ështëLetonia ose Holanda.
Ne jemi gatshëm që ta mbulojmë në atë mënyrë koalicionin,sepse mund të rregullohen, nuk pengohen. Kjo ëhstë formula e kompromisit, nejemi dakord që çdo vend i hapësirës OSBE-ODHIR që ka këtë sistem, t’i vënëgishtin për ta zbatuar. PD ka dhënë disa shembuj, dakord jemi, le t’i marrim et’i implementojmë. Parlamenti ka reflektuar për ndalimin e koalicioneve nëkushtetutë. Problemi është të gjejmë një model të vendeve që e kanë këtësistem. Lejohet gara me koalicione. Prandaj duhet ta rregullojmë në kod me njëformulë dhe një model nga vendet e OSBE-ODHIR.