Rama, PD-së: Më 30 korrik votohet hapja e listave, risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju

Kryeministri Edi Rama ganaton përsëri PartinëDemokratike se më 30 korrik do të votohet hapja e listave për kandidatë përdeputetë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se këtë nuk e ndryshojnë dot sepse është qartësisht vullneti i shqiptarëve, dhe se risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për PD.

Për Ramën, Shqipëria është shumë e vogë për sherre e mosdakordësira, pasi pushtetit shkon e vjen dhe vendi mbetet.

Ndaj kërkoi të mendohet më shumë për Shqipërinë.

Postimi i Ramës në Twitter

Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë.Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s'e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s'e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s'keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!