Testet serologjike, përqindja e besueshmërisë së testit përcakton çmimin, tregon edhe nëse je aktiv

Testet serologjike sipas mjekëve laborant tregojnë edhe nëse një qytetar është apo jo aktualisht bartës i koronavirusit. Por saktësia e një testi serologjik përcakton edhe çmimet e këtij shërbimi, në Shqipëri variojnë nga 96 përqind në 99 për qind besueshmëri.

Testetserologjike kanë nisur të kryhen në klinikat private.

Dy karakteristikat që tregojnë saktësinë e këtyre testeve janë sensiviteti dhe specifiteti. Në varësi të përqindjes së tyre lëvizin edhe çmimet e një analize, nga 30 euro në 65 euro.

"Këto janë dy kritere besueshmërie, të cilësisë së analizës. Sa më më i lartë të jetë specifiteti dhe sensiviteti i një analize, aq më i sigurt është teknika dhe metoda."

Mjekja laborante, Genta Dedej, tegon se testet serologjike tregojnë edhe nëse një pacient është aktualisht bartësi i koronavirusi apo jo.

 "Imunoglobulina G prodhohet disa ditë pasi është bërë kontakti me virusin. Ndërsa imunoglobulina M krijohet nga dita e parë deri në ditën e pestë".

Interesi iqytetarëvë është i lartë, e kryesisht ato të moshave mesatare, ndërsa mes atyreqë kanë rezultuar pozitiv ka pasur edhe raste që kanë shfaqur simpormat nëmuajin shkurt.

"Nga 280 raste që kemi punuar,vetëm 3 rezultate kanë qenë pozitive. Në këto 3 raste, 2 kanë qenë infektuar qënë shkurt ndërsa 1 ishte asimptomatikë".

Mjekëtapelojnë më shumë kujdes në përzgjedhjen e testeve që do të kryejnë, për të moszgjedhur çmimin por përqindjen e saktësisë.

Në Shqipëri variojnë teste serologjike nga 96% deri në 99% të besueshmërisë, por duhet parë me kujdes se cili prej tyre tregon për antitrupat e covid-19 dhe jo të ndonjë covidi tjetër.