Zbardhet vrasja e dyfishtë në Lushnje, 3 autorë të dyshuar për ngjarjen, RENEA operacion
Zbardhet ngjarja e ndodhur në vitin 2017 në Lushnje, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marjus Xhepexhiu.
Ngjarja ndodhi me 11 tetor 2017, në lagjen "Loni Dhamo". Si autorë të ngjarjes janë identifikuar shtetasit Laert Haxhiu, Orgest Bilbil (i arrestuar në Tiranë nga policia për plagosjen e policit gjatë karantinës) dhe Anterio Kaloshi.
Këtë të martë është zhvilluar operacioni policor i koduar"Sarava", për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së ParëLushnjë, e cila, bazuar në provat e siguruara nga hetimi i Policisë, nëbashkëpunim me Prokurorinë, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjeracilësuese” e kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtja pa leje" dhe"Prishja e qetësisë publike", të kryera në kuadër të grupit tëstrukturuar kriminal, ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg”, përshtetasit:
Autorët e ngjarjes
Laert Haxhiu, 28 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, i dënuar më parë me 18 vite burgim, për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike", si edhe me 3 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";
Orgest Bilbili, 30 vjeç, banues në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, i dënuar më parë me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale ''Trafik narkotikësh'';
Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar më parë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Për shtetasin Orgest Bilibili u bë ekzekutimi i vendimit tëdatës 25.07.2020 në IEVP Tiranë, ndërsa për shtetasit Laert Haxhiu dhe AnterioKaloshi janë ushtruar disa kontrolle ambientesh, por nuk është bërë e mundurgjetja dhe kapja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim dhe vijon punaintensive për gjetjen dhe kapjen e tyre.
Gjithashtu, gjatë operacionit policor “Sarava”, nga ana ePolicisë së Lushnjës, DVP Fier, FNSH Fier dhe forcat speciale RENEA janëushtruar kontrolle në 13 banesa.
Nga kontrolli i këtyre banesave janë sekuestruar në cilësinëe provës materiale 1 armë gjahu teke, një sasi municioni luftarak, 30.000dollarë amerikanë, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, 4automjete dhe 16 aparate celularë.
Në lidhje me sendet e paligjshme të gjetura dhe tësekuestruara gjatë kontrolleve u proceduan penalisht shtetasit L. Z., 36 vjeç,R. Z., 23 vjeç dhe H. T., 17 vjeç.
Në drejtimin eProkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë vazhdojnë veprimethetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.