OFL në Lezhë e Kurbin, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 personave të dënuar për prostitucion e drogë
Efektivët e Operacionit Forcae Ligjit kanë zbarkuar në qarkun e Lezhës, ku i kërkojnë deklarimin e pasurisë4 personave, me precedent kriminal.
Burmet bëjnë të ditur sepersonat qe duhet të deklarojnë pasurinë janë:
Gjergj Mirashi, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
Gjorgjo Gjoka, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim;
Albin Dodaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Lulëzim Zefi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt iLigjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjithapyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, përveprime të mëtejshme.