"Lamborghini Gallardo" i vjedhur në Itali kapet në Morinë, arrestohet kosovari me banim në Zvicër
Një automjetluksoz i vjedhur në shtetin fqinj, Itali, është sekuestruar në pikën kufitare tëMorinës
Në pranga ka rënëdrejtuesi i saj, 36-vjeçari kosovar me banues në Zvicër.
"Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasin L. R., i cili transportonte një mjet luksoz “Lamborghini Gallardo”.Pas verifikimeve të thelluara në bashkëpunim me DVP Kukës dhe Interpol Tirana rezultoi se mjeti "Lamborghini Gallardo" ishte vjedhur në Itali më datë 20.07.2011 dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma" njofton policia.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionitpër Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin e 36 vjeçarit, banues në Zvicër, për veprënpenale "Trafikimi i mjeteve motorike".
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, ProkurorisëPranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.