Opozita e bashkuar takim me ambasadorët e SHBA dhe BE-së: Rama po minon dialogun

Njëditë pasi u takuan me kryeministrin Rama, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së ukërkuan në një takim nga opozita e bashkuar. Përfaqësuesit e kësaj të fundit injohën garantët e marrëveshjes së 5 qershorit me përpjekjet që sipas tyre pobën Kryeministri për të minuar dialogun politik.

Opozita e Bashkuar ka kërkuar të ndajë me ambasadorët e BE-së dhe SHBA shqetësimet për reformën zgjedhore.

Ndaj Yuri Kim dhe Luigi Soreca, si garantë tëmarrëveshjes së 5 qershorit, ishin këtë të martë në selinë e PD-së, ku u takuanedhe me aleatët, përveçse me përfaqësuesit opozitarë në Këshillin Politik.

Në njoftimin e shpërndarë pas takimit thuhet se Opozitae Bashkuar bëri të qartë se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës ndryshonelementët bazë të sistemit zgjedhor, bie ndesh me Marrëveshjen e 14 janarit,minon Marrëveshjen e 5 qershorit, por është në kundërshtim me Rekomandimet eOSBE-ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Sipas opozitës tentativa e mazhorancës zhbën ligjine miratuar më 23 korrik nga Kuvendi në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit.

"Opozita e Bashkuar theksoi se logjika e “faktit të kryer” që përdor Kryeministri Rama është një përpjekje e vazhdueshme për të minuar dialogun politik mes palëve dhe cënon besimin tek partnerët ndërkombëtarë, të cilët, në mënyrë të përsëritur, po bëjnë thirrje për dialog, duke theksuar se gjithëpërfshirja është standard botërisht i pranuar për realizimin e Refomës Zgjedhore".

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar, sipasnjoftimit garantuan ambasadorët se nuk do të bien pre e këtij provokimi, dukevazhduar të jenë e angazhuar për dialog dhe për të ruajtur arritjen e konsensusitdhe Marrëveshjes së 5 qershorit, që është kyç për stabilitetin, demokracinë dhepër procesin e integrimit europian të Shqipërisë në BE.