Vrau kryeplakun në Lezhë, 16 vjet burg për autorin
Gjykata e Lezhës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 24-viteburg Tonin Ndojn, autorin e vrasjes së kryeplakut të fshatit Mërqi, Gjin Marku.Ngjarja ka ndodhur me 19-qershor të vitit 2019-të.
I pandehuri është dënuar për veprat penale "Vrasje meparamendim" dhe "Armbajtje pa leje" por duke qenë se ka kërkuargjykim të shkurtuar, kërkesë që i është pranuar nga gjykata, atij i është ulur1\3 e dënimit dhe përfundimisht i duhet të vuajë 16-vite burgim.
Si ndodhi vrasja e kryeplakut në Lezhë
Tonin Ndoji kishte qenë shkues qe mbesa e tij të bëhej nusja edjalit të viktimës, ndaj dhe kishte krijuar lidhje të ngushta me krushkun.
Ata takoheshin shpesh dhe Gjin Marku i kishte lënë shtëpinë nënruajtje dhe kryerjen e punëve të ndryshme në tokën e tij që ndodhej rreth 200metra larg banesës së vrasësit Tonin Prendi. Kohët e fundit mes tyre kishtepasur pakënaqësi që lidhej me refuzimin që viktima i kishte bërë mikut tështëpisë së tij për të mos i dhënë punë të tjera.
Kjoshmangie ka ardhur pasi Gjin Marku nuk ka qenë i kënaqur me punën e bërë ngaTonin Ndojë dhe kështu ka ndodhur edhe një ditë më parë pas korrjes së barit.
Viktimai kishte thënë autorit që nuk do të kishin më punë së bashku dhe se punët eshtëpisë së tij do ja besonte disa punëtorëve të tjerë. Mëngjesin e së mërkurësGjin Marku, ka marrë 3 punëtore dhe ka shkuar për të mbledhur barin në parcelë.
Sapoe ka parë duke kryer punët me punëtorë, Tonin Ndojë ka marrë një armë zjarriautomatik dhe ka shkruar drejt mikut të tij. Viktima e ka parë autorin dukeardhur me armë zjarri dhe ka tentuar të largohet, por nuk ka pasur kohë pasindaj tij është shkrehur breshëri automatiku. Plumbat e kanë përshkuartej për tej 63 vjeçarin Marku duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarjaështë parë nga punëtorët, të cilët janë larguar me shpejtësi nga parcela ngafrika e autorit. Ky i fundit u largua për tu arrestuar pak orë më vonë.