Këto janë masat që duhet të merrni në ambjentet e punës për të ulur rrezikun nga Covid-19
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjevedhe Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) ka dhënë disa këshillasi të mbroheni nga koronavirusi në mjediset e punës, të cilat janë tëdomosdoshme dhe mund të na ndihmojnë që të zvogëlojmë rrezikun na Covid-19.
Dihet se zyrat janë një nga vendet ku grumbullohenshumë baktere dhe punonjësit duhet të kenë parasysh këto këshilla:
Laniduart më shpesh, sidomos kur prekni dorëzat e dyerve nëpër zyre
Bëhuni gati për t’ilarë sa më shpesh duart, më shpesh edhe se zakonisht. Mos harroni t’i laniduart pasi të hani ushqim, kur prekni dorëzat e dyerve në zyre, kur frynihundët apo kur bëni veprime të tjera të ngjashme. Kujdesuni gjithashtu që t’ilani duart në mënyrë të duhur.
Mbanigjithnjë pranë vetes një xhel dezinfektues
Në rastet kur nuk mundtë shkoni tek lavamani sepse mund të keni punë me urgjencë, dezinfektuesit eduarve janë një zëvendësues i shkëlqyeshëm. Mirëpo, gjithmonë është më mirë qëduart t’i lani me sapun dhe ujë edhe pas dezinfektimit me xhel.
Shmangnikontaktet fizike të panevojshme
E nënvizuam më lart sekoronavirusi transmetohet kryesisht përmes njerëzve, e shumica e punëve kanë tëbëjnë direkt me njerëzit. Prandaj, shmangia e kontakteve fizike është enevojshme në këtë periudhë. Rekomandohet refuzimi i shtrëngimeve të duarve. Nëvend të kësaj, mund të praktikohen përshëndetje tjera, qoftë edhe vetëmbuzëqeshje miqësore.
Pastronime dezinfektues ekranet, tastierat, mausin dhe telefonat
Jo më pak rëndësi kaedhe dezinfektimi i telefonit, tastierave, miut. Sigurohuni që të përdornilecka pak të lagura për t’i pastruar dhe dezinfektuar edhe këto sipërfaqe.
OSHA kërkon gjithashtu që punëdhënësit të sigurojnë mjedisin e punës nga rreziqet që mund të shkaktojnë vdekje ose dëme serize. Kompanit duhet të praktikojnë sa më shumë edhe punën nga shtëpia.