Dosja “339”, Kim: Po dalin lidhjet e krimit të organizuar me korrupsionin, Meta: Fund manipulimeve

Dosja “339”, Kim: Po dalin lidhjet e krimit të organizuar me

Arrestimi i 22 ish-komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017 në Durrës ka sjellë reagime të forta politike. Presidenti i Republikës Ilir Meta kërkoi ti jepet fund manipulimit të zgjedhjeve, ndërkohë që PD kërkoi nga SPAK vendosjen e drejtësisë nga Vangjush Dako dhe njerëzit e afërt të Kryeministrit. Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, tha se ky hetim po tregon lidhjet e krimit të organizuar me korrupsionin.

Arrestimi i 22 ish-komisionerëve të zgjedhjeve të vitit 2017 në Durrës ka sjellë reagime të forta politike në vend.

Pas kryeministrit Edi Rama në lidhje me aksionin e SPAK reagoi edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila theksoi se puna e prokurorisë me dosjen 339 po fillon të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sipas diplomates amerikane reforma në drejtësi vazhdon të ecë përpara dhe nuk mund të ndalet.

Ndërkohë në lidhje me këtë çështje reagoi edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili thekson se është "koha për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve! Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”.

Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, postoi një video në rrjetet sociale duke komentuar faktin se dosja 339 është krimi shtetëror, në të cilin Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet e vitit 2017 me krimin e organizuar.

Sipas Bardhit, dosja 339 është Vangjush Dako, është banda e Avdylajve, janë trafikantët ndërkombëtarë të drogës, është Edi Rama, që ata zgjodhën me blerje votash dhe me kërcënime.

Zyrtari demokrat shkruan se për këtë krim, që vazhdon të mbajë peng vendin, akoma nuk është bërë drejtësi.

PD vë në dukje se Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon të jetë i lirë, nën mbrojtjen e Edi Ramës ndërkohë që të tjerë njerëz të afërt të kryeministrit vazhdojnë të mos hetohen për lidhjet me trafikantët e drogës që blenë zgjedhjet për Edi Ramën në Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë etj.

Bardhi i bën thirrje SPAK-ut të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit, pasi sipas tij, manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti.

Partia Demokratike thekson se blerja e votave, bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhje, kërcënimi i votuesve dhe komisionerëve, presioni ndaj administratës publike, janë krime që presin drejtësi të cilat prej mëse tri vitesh presin drejtësi.

Vendi Lajme ilir meta yuri kim Politikë Kronike reagimet dosja 339

EMISIONET