Propozimi i mjekut: Të rifutet në programe shkollore larja e duarve dhe higjiena

Tashmë kur kanë kaluar mbi 6 muaj që nga regjistrimi i rastit të parë mekoronavirus në botë, shumë shkencëtarë dhe mjekë shprehen se njerëzit duhet tëmësohen të jetojnë me koronavirusin.

Të gjithë ekspertët e shëndetësisë ngulmojnë në respektimin e masaveparandaluese, higjiena personale, mbajtja e distancës.

Në një intervistë për Ora News, mjeku Arben Kuçani solli në vëmendje njëtjetër problem, atë të edukimit mbi higjienën. Ai thotë se gjithçka duhet tëfillojë nga fëmijët në kopshte dhe shkolla teksa shprehet se më parë njerëzitkanë qenë më vigjilent ndaj higjienës personale.

Kuçani tregon se në klinikën e tij në Austri, shkojnë shumë pacientë qëkanë helikobakter e cila vjen si pasojë e mungesës së larjes së duarve.

Kuçani: Shpresoj që kjo situatë të shërbejë për fëmijëttë cilët po rriten me këtë situatë. Fëmijët janë më lehtësisht të prekshëm ngaana psikologjike dhe shpresoj që kjo t'i qëndrojë për më vonë. Në Austri vitinqë kaloi vdiqën 6 mijë vetë nga gripi dhe 600 si pasojë e koronavirusit. Nësene arrijmë  që të ruajmë distancën apoduke mos tështitur në një autobus apo në një klub, mund të ulim numrin e tëinfektuarve jo vetëm nga koronavirusi por edhe sëmundjeve të tjera si gripi ithjeshtë.

Kjo kulturë duhet tëna qëndrojë gjithë jetën. Duhen futur programe në shkolla, dikur i kemi pasur.Që në kopësht na mësonin që të lajmë duart dhe tashmë na është kthyer në diçkanormale dhe natyrisht që do lajmë duart. Por kjo nuk është e vërtetë sepse dukepunuar si kirurg në Austri, ka pacientë nga Ballkani që të gjithë kanë helikobakterqë vjen thjeshtë ngaqë nuk lajnë duart dhe nuk pastrohen njerëzit. Ështëmungesa e edukatës.

Këtë duhet ta marrim si shkak që të futet një edukatë tjetër në popullatë dhe të mos humbë asnjëherë në programet e shkollave e kopshteve. Fëmijët të vendosen rresht e të lajnë duart, dikur na kontrollinin nëse kishim prerë thonjtë kurse ne shohim të rritur sot me thonj të zinj dhe të palarë. Si mos ta marrim covidin ne e si mos të trembemi. Detyrimisht duhet të mbajmë distancë sociale nga njëri-tjetri.

Intervista ne studio me gazetaren Matilda Mcini, pergatiti Endi Mullaj