Ngarja e biçikletës po rrezikon jetën seksuale të burrave
Shitjet e biçikletave janë rritur gjatë bllokimit. Por meshkujtduhet ta mendojnë dy herë para se ta ngasin atë pasi disa studime sugjerojnë sengarja e biçikletës mund të rrisë rrezikun e impotencës.
Gati 5,000 çiklistë dhe jo-çiklistë, nga Britania e Madhedhe vendet e tjera, morën pjesë në një studim të bërë nga Shkolla e Mjekësisë sëUniversitetit të Karolinës së Veriut.
Rezultatet, të botuara në revistën "Sexual MedicineRevieë", zbuluan se çiklistët ishin dy herë më të predispozuar të kishindisfunksion erektil.
Edhe pse ky rast nuk është ende i qartë, disa ekspertësugjerojnë që hipja në biçikletë mund të shkaktojë presion në perineum, zonënprapa skrotumit dhe të dëmtojë nervat, të cilat mund të sjellin probleme.
Mendohet se të ulurit në biçikletë dhe të përkulurit përpara mund të shtrëngojnë nervatpërgjegjës për ndjesinë dhe të shkaktojnë mpirje gjenitale.
Disa studime të mëparshme kanë lidhur çiklizmin me problemete prostatës, megjithatë ekspertët thonë se ka pak prova për këtë.