Elbasan, infektohet me Covid-19 punonjësi i bashkisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2020, 15:09
Ditën e sotme (24 korrik), është konfirmuar një rast i ri pozitiv me koronavirus në Elbasan.
Bëhet fjalë për një punonjës të bashkisë, i cili është specialist dhe punon në njësinë administrative të Labinotit.
Pas shfaqjes se simptomave, atij i është bërë tamponi që e ka konfirmuar me koronavirus.
Ky është rasti i parë që konfirmohet pozitive në institucionin e bashkisë së Elbasanit.
Në orën 16:00, pritet përditësimi i situatës epidemiologjike në vend nga Ministria e Shëndetësisë.