Zbardhet përplasja me armë në Velipojë: U tentua të vriteshin 2 shkodranë

Dy persona kanë tentuar të vrasin dy shtetas të tjerë mbrëmjene23 korrikut në Velipojë. Policia e Shkodrës zbardhi ngjarjen e djeshme  duke arrestuar  2 persona ndërsa është shpallur në kërkim njëriprej shtetasve që u qëllua me armë, pasi iu kundërpërgjigj me armë autorëve.

Ngjarja u shënua në afërsi të një lokali në Velipojë.  Policia shkon në vendngjarje me të dëgjuar tështënat dhe pas rrethimit dhe krehjes së zonës u bë e mundur kapja e dyshtetaseve dhe shoqërimi i tyre në ambientet e Policisë, së bashku meautomjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi nëflagrancë i shtetasve F. P. 28 vjeç, banues në Shkodër dhe A. F. 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.

“Nga tërësia eveprimeve hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin,në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshmekanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasit I. H.,31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.”  Informon policia.

Pas krimit autorët janëlarguar në pyll, por janë kapur nga forcat e Policisë së DVP Shkodër. Gjatëkontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat usekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të shtetasit F. P.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasjanë rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim,“Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjatë konfliktit, shtetasi I. H. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë,duke dëmtuar mjetin e shtetasit F. P., me të cilin po largoheshin të dyautorët.  Ndërsa shtetasi G. M. ështëlënduar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I.H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë,“Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes,identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, sidhe krehja e zonës, për gjetjen e armëve që kanë përdorur autorët.