Arrestohet autori i plagosjes në Ksamil, shpallet në kërkim një tjetër

Arrestohet nga policia autori i plagosjes sëdjeshme në Ksamil dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Arrestohet shtetasi Xh. I., 18 vjeç, banues nëKonispol dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi V. B., 33 vjeç,banues në Shëndëlli.

“Më datë23.07.2020, në një restorant në Ksamil, pas një konflikti për motive të dobëta,këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me mjetprerës shtetasin K. K, i cili është jashtë rrezikut për jetën.” – njoftoi policia.

Ndërkohë, po punohet për kapjen ebashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim.

Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancështetasin M. Ç., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas u kap në lagjen nr.1 Sarandë, dukedrejtuar motorin, pa leje drejtimi përkatës.