Raporti: Tentakulat e krimit të organizuar nga Ballkani Perëndimor
Një raport i fundit i Nismës Globale Kundër Krimit të OrganizuarNdërkombëtar, arrin në përfundimin se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimorpo veprojnë gjithnjë e më shumë në botë, megjithëse rajoni vetë është një tregrelativisht i vogël për krimin e organizuar.
Raporti“Tentakulat Ndërkombëtare: Zonat Problematike të Krimit të Organizuar ngaVendet e Ballkanit Perëndimor” i përpiluar nga Walter Kemp, i cili drejtonzyrën e studimeve të kësaj organizate dhe Observatorin e Shoqërisë CivileKundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, thotë se fitimet e këtijaktiviteti të paligjshëm bëhen kryesisht në vende të tjera, përfshirë EvropënPerëndimore, Turqinë, Amerikën Latine, Afrikën e Jugut dhe Australinë.
Në raport thuhet se në shumë nga epiqendrat e krimit tëorganizuar, grupet nga Ballkani Perëndimor, janë ngritur në hierarkinë ekrimit, në 20 vitet e fundit.
“Burra nga qytete të vogla të BallkanitPerëndimor, po organizojnë tani transportimin e ngarkesave shumëtonëshe kokainenga xhunglat e Amerikës Latine përmes disa prej porteve më të ngarkuara tëEvropës, në rrugët e kryeqyteteve të saj. Marinarë nga porte të vogla tëBallkanit po përdorin jahtet për të dërguar drogë në Afrikën e Jugut dheAustrali, apo imigrantë nga Turqia në Evropën Perëndimore”, thuhet në raport.
Raportitregon se si grupet nga rajoni angazhohen në financimin, transportimin dheshpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës të transportuara nga Amerika e Jugutnë Evropë.
Lidhjete ngushta me grupe lokale kriminale dhe qasja tek kokaine që nga burimi,kombinuar me praninë e tyre në qytete të mëdha porte të Evropës, do të thotë segrupet kriminale nga Ballkani Perëndimor janë në gjendje të kontrollojnë gjithëciklin e furnizmit të kokainës nga burimi në destinacion.
“Kjo u jep atyre mundësinë që të ulin çmimet, duke bërë të mundur që konsumatorët të kursejnë, të ofrojnë një cilësi të mire me çmim të arsyeshëm, duke eliminuar kështu konkurrencën. Falë këtij modeli biznesi, disa grupe kriminale nga Ballkani Perëndimor, janë bërë elita e krimit”, thuhet në raport.
Poashtu raporti thotë se grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor që fuksionojnënë vende të tjera janë moderne, dinamike, me aftësi për sipërmarrje dhe për t’upërshtatur dhe përdorur teknologjin në avantazhin e tyre.
Ata “për shembull përdorin forma të koduara komunikimi; eksplorojnë rrugë dhe mjete të reja trafikimi, si edhe pastrojnë para përmes kripto-monedhave, parajsave financiare para se t’i fusin në vendet e tyre”.
Pjesamë e madhe e dhunës nga këto grupe, duket se është e lidhur me larjen ellogarive brenda rrangjeve të tyre ose ndaj rivalëve.
Sipas raportit, nuk ekziston në vetvete një Kartel i Ballkanit, megjithëse “grupe nga rajoni herë pas here punojnë me njëri tjetrin dhe ka edhe raste grupesh shumëetnike”.
“Megjithëse problemi i krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor është zhvendosur kryesisht në vende të tjera, aktivitetet e këtyre grupeve kriminale po dëmtojnë reputacionin e vendeve të tyre, sidomos në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në raport.
Raportithekson gjithashtu se disa nga problemet dhe vështirësitë që shkaktuan largimine njerëzve nga vendet e Ballkanit perëndimor në të kaluarën, vazhdojnë tëekzistojnë si papunësia, korrupsioni, mungesa e mundësive, pakënaqësia meqeveritë e tyre dhe vonesat në procesine integrimit evropian.
“Nëse nuk zgjidhen këto probleme, do tëvazhdojë të ketë grupe të rinjsh në Ballkanin Perëndimorë ose diasporë mevullnetin të rrezikojnë duke ndjekur një jetë krimi”.
Raportibën thirrje për një bashkëpunim të strukurave të ligjit dhe të rendit, gjurmindhe konfiskim pronash dhe këmbim informacioni, sidomos duke pasur parasysh qëanëtarët e këtyre grupeve përdorin identitete të rreme. Po ashtu theksonnevojën për reduktuar kërkesën për mallra dhe shërbime nga grupet kriminale nëBallkan.
“Ndërsa disa kritikë dhe një pjesë e medias i bien kambanës së alarmit për grupet kriminale nga Ballkani Perëndimor, shumë pak prej tyre e përmendin faktin që ata janë një shërbim shpërndarjeje për tregjet e paligjshme të Evropës Perëndimore”, thuhet në raport.
Raportisynon paraqitjen e një tabloje mbi aktivitetin kriminal 20 vjeçar të grupevekriminale nga Ballkani perëndimor, përhapjen e tyre globale, dhe ngjitjen nëhierarkinë kriminale.
“Tentakulat e këtij oktapodi janë shtrirë nëpër të gjithë botën: që nga furnizimi me kokainë në Amerikën Latine, deri në rrugët e Evropës perëndimore; nga korridoret e trafikimit të heroinës në Turqi në Evropë; nga fushat e kanabisit në Shqipëri drejt Turqise, dhe vendeve të Bashkimit Evropian”, thuhet në raport.
Raportiarrin në përfundimin se pozita gjeografike, rrethanat me konflikte dhe traziranga dolën këto vende, marrja në sy e rrezikut dhe pritja për inovacion dhepërshtatje, i kanë fuqizuar këto grupe.
Raportithotë se është e qartë se ekosistemi i korrupsionit, pandëshkueshmëriapolitike, dhe sistemi i dobët i drejtësisë penale në vendet e Ballkanitperëndimor krijon një strehë që mbron disa nga figurat kryesore.
Fillimet e aktivitetit tëpaligjshëm kriminal në Shqipëri
Sipasraportit, zanafilla e “korridorit ballkanik” të aktivitetit kriminal mund tëgjurmohet, në vitet e komunizmit dhe pikërisht në vitin 1966, kur për të gjeturburime për thithjen e valutës së huaj, qeveria shqiptare pranoi një ofertë përt’u përfshirë në kontrabandën e cigareve, me një plan për të trafikuar në Italicigare të markave amerikane, dhe që atje ato të shpërndaheshin në vende tëtjera të Evropës, dhe në Lindjen e Mesme.
Sipasraportit, ndërmjetësit zviceranë që bënë ofertën kishin lidhje me mafianitaliane, që po kërkonte korridore të reja trafikimi pasi operacionet policorenë detin Tirren ishin bërë më të efektshme. Sipas një ish-prokurori italian tëantimafias, bosë mafiozë arritën të kuptonin se kontrolli i shtetit pas Perdessë Hekurt ishte strikt vetën për çështje politike, por nuk përbënte ndonjëpengesë serioze për trafiqe të paligjshme.
Qeveriashqiptare krijoi një zonë të lirë ekonomike që shërbente si pikë tranziti përkontrabandën e cigareve që vinin nga Shtetet e Bashkuara, dhe krijoi kompaninëAlbtrans, që mendohet se administrohej nga Sigurimi i Shtetit, që sigurontembarëvajtjen e punës në Shqipëri në shkëmbim të një tarife prej nëntë dollarëshamerikanë për koli. Llogaritet se qeveria shqiptare ka grumbulluar rreth 35milionë dollarë nëpërmjet kësaj veprimtarie gjatë periudhës 1968–1991.
Sipasojë e kësaj veprimtarie Deti Adriatik, që deri në atë kohë konsiderohejthjesht si ‘kufi blu’, u transformua në një korridor shumë fitimprurës për nëlindje për grupet kriminale italiane.
Trazirat dhe përmbysjet e viteve1990
Traziratdhe përmbysjet e viteve 1990, sollën vështirësi por edhe shanse për grupetkriminale.
Njëndërthurje e depërtimit të grupeve kriminale në strukturat e forcave serbe dhevendosja e sanksioneve kriminale, krijuan kushtet për lulëzimin e aktivitetitkriminal, ku u përfshinë Beogradi dhe Podgorica, por ku më pas u përfshinëvendet fqinjë.
“Sasi të mëdha nafte kalonin kontrabandë nëpërLiqenin e Shkodrës, nga Shqipëria në Malin e Zi, si dhe nëpërmjet kufirittokësor të Maqedonisë
së Veriut dhe Shqipërisë. Në fakt, shkelja esanksioneve, kufijtë e rinj të krijuar nga prishja e ish- Jugosllavisë,hapësirat dhe mundësitë e reja për të
zhvilluar kontrabandë, sollën pasoja tëpapritura në zhvillimin e grupeve kriminale, dhe rritjen e ndikimin të tyre nëekonomitë e disa vendeve fqinje”,
thuhet në raportin i cili fajëson si një ngafaktorët komunitetin ndërkombëtar që vendosi sanksione, duke krijuar mundësinëe një rrjeti gjigand kriminaliteti.
Rëniae skemave piramidale në vitet 1996 dhe shpërbërja që pasoi në Shqipëri, nëvitin 1997 krijoi edhe më tej terren për kriminalitet si edhe për kontrabandëpërfshirë atë të armëve në Kosovë.
Luftae Kosovës bëri gjithashtu të mundur krijimin e një terreni pjellor përaktivitete kriminale, që vazhdoi edhe pas saj, gjatë kohës së administrimitndërkombëtar dhe përpjekjeve të konsoldimit të qeverisjes së vendit.
“Në këtë periudhë paslufte të ngritjes sështetit, ku institucionet dhe infrastruktura ishin të dobëta, disa individë nëpozita të forta, që kishin marrë pjesë në luftë dhe kishin lidhje të forta mediasporën, e shtuan ndjeshëm pasurinë dhe influencën e tyre, duke u marrënjëkohëshisht si me
aktivitete të ligjshme, ashtu edhe meveprimtari kriminale”, thuhet në raport, ku shtohet se “për disa ish-pjesëtarëtë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u fol se ishin të përfshirë në aktivitetekriminale”.
Zhvendosja e aktivitetevekriminale në Perëndim
Raportivë në dukje se falë disa faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, që nga viti2000 grupet kriminele të Shqipërisë filluan ta zhvendosin veprimtarinë e tyrejashtë vendit, veçanërisht në Greqi, Itali, Zvicër dhe Gjermani.
Vetëmgjatë muajve të pranverës të vitit 1997, rreth 10,600 shqiptarë, duke përfshirëedhe shumë kriminelë, emigruan ilegalisht në Pulia, Itali.
Qënga viti 2001, grupe kriminale shqipfolëse (përfshirë edhe grupe nga
Kosova,dhe Maqedonia e Veriut) ishin përfshirë në trafikimin e heroinës në disashtete, evropiane, si në Republikën Çeke, Belgjikë, Greqi, Austri, dhe Zvicër.
Itinerarii zakonshëm ishte blerja e heroinës nga organizata kriminale turke dhetransportimi i drogës drejt Evropës perëndimore, veçanërisht nëpërmjetHungarisë.
Ngaviti 2001, Shqipëria u bë edhe vend origjine për kanabisin e shitur në Evropëpas mbjelljeve masive të kanabisit në vend gjatë viteve 90.
Shqipëriau bë gjithashtu një nga burimet kryesore për barishte kanabisi për tregjetitaliane dhe greke, dhe gradualisht u kthye në një nga burimet kryesore edhepër rezinën e kanabisit. Grupet kriminale shqiptare u përfshinë edhe nëtrafikimin e qenieve njerëzore në Belgjikë, Francë, Itali dhe në Mbretërinë eBashkuar, por ata ishin veçanërisht aktivë në Itali, ku punonin krah për krahme mafian italiane. Disa nga këto bashkëpunime do të krijonin themelet përkrijimin e rrjeteve të mëvonshme të trafikimit të drogës.
Raportithotë se brenda një kohe të shkurtër shqiptarët, u transformuan në
faktorëtë rëndësishëm në fushën e trafikut të drogës, emigracionit të paligjshëm, dhetrafikimit të qenieve njerëzore në disa vende të Evropës.
Evropaishte baza më e nxehtë e aktivitetit të grupeve kriminale të Ballkanit.
Nëraport përmendet Mafia e Frankfurtit e përbërë kryesisht nga shtetas maqedonastë qytetit të Veleshit dhe u bë i njohur për trafikimin e heroinës në Frankfurtdhe Vienë.
NëSuedi kriminelë nga vende të Ballkanit perëndimor gjithashtu ngjitën shkallët ekrimit. Në vitet 70 dhe 80, disa kriminelë – si Arkani – u përfshinë nëgrabitje bankash dhe zhvatje. Një nga grupet kriminale kryesore në Suedidrejtohej nga Naser Xhelili, një shqiptar nga Maqedonia. Grupi ushtronteaktivitetin në Goteborg dhe merrej me trafikun e drogës, zhvatjes, dhegrabitjeve me armë. Raporti thotë se në fillimet e viteve 2000, shqiptarëtfilluan pak a nga pak të merrnin në në dorë tregun e madh të kokainës nëLondër.
“Nga viti 2015, ata ishin kthyer në disa ngatrafikantët kryesorë në kryeqytetin britanik dhe zona të tjera anembanë vendit.Ata janë aktivë jo vetëm në shpërndarjen e drogës, por bandat shqiptare kanëmarrë goxha nam dhe luajnë rol kryesor në shitjen e drogave, në grabitjetme armë, dhe zhvatjet. Një në dhjetë të burgosur në Britani është shqiptar”,thuhet në raport.
Italia
Nëraport flitet gjerësish për fuqizimin e grupeve kriminale nga Shqipëria nëItali, përfshirë trafikimin e kanabisit dhe kokainës, e cila është mëfitimprurëse.
Atythuhet se shqiptarët kaluan nga trafiku i qenieve njerëzore në vitet ’90 tek aii drogës.
“Fillimisht shqiptarët ishin në shërbim tëitalianëve në këtë bashkëpunim, por gjatë dy dekadave të fundit, falë edhelidhjeve me furnizuesit e kokainës në Amerikën Latine dhe rrjetet e tyre nëvende të Evropës perëndimore ku ka shumë emigrantë shqiptarë, ata kanë arriturtë ngjitin shkallët e hierarkisë
kriminale, deri në atë pikë sa në disa rastejanë bërë partnerë të barabartë me grupe mafioze italiane”, thuhet në raport.
Bregulindor i Italisë, duket të jetë porta kryesore për drogat, përfshirë Barin dheAnkonën ku vijnë tragetet nga Durrësi. Grupet kriminale shqiptare janë bërëfaktorë kryesorë në marrjen e vendimeve dhe ndonjëherë konsiderohen si krahu iarmatosur i aleancave kriminale. Sipas autoriteteve italiane të renditkombinimi i kriminelëve italiane dhe shqiptare është i rrezikshëm.
Njënga vendet ku kriminelët shqiptarë fillojnë bashkëpunimin me ata italianë, janëburgjet siç përmendet rasti i Arben Zogut që filloi furnizimin e Romës me kokainëqë tani kontrollohet nga shqiptarë, i cili vuante dënimin në një burg me RoccoBellocco-n, bosin e një prej familjeve më të fuqishme të Ndrangetas.
Lidhjetmidis grupeve italiane dhe shqiptare janë evidentuar nga një numër operacioneshpolicie në periudhën midis 2019 dhe 2020. Një shembull nga raporti, është ai ioperacionit Rëra 2 (Sabbia 2) në dhjetor 2019, ku nëntë të dyshuar, mes sëcilëve shtatë shqiptarë, u arrestuan nga karabinierët si pjesë e goditjes sëtrafikimit të kanabisit dhe kokainës në Firence.
Ndërsanë janar 2019, një shqiptar dhe një malazez u arrestuan së bashku me anëtarët eklanit të Kazamonikës në Romë, si pjesë e operacionit Brazil Low Cost qëshkatërroi një grup që furnizonte me kokainë Romën dhe Napolin. ShqiptariDorion Petoku, thuhet se është një nga krerët e grupit të Arben Zogut. Grupi poplanifikonte që të transportonte shtatë tone kokainë të pastër nga Brazili nëEvropë, me avionë privatë.
Më1 gusht 2019, pesë shqiptarë, një rumun, dhe një italian u arrestuan në kuadërtë operacionit Shqiponja e Zezë. Ata bënin të mundur transportimin e kokainësnga Kolumbia në Roterdam, ku ndahej në pako të vogla dhe më pas transportohejpër në Itali nga shqiptarë me vetura të modifikuara, me dysheme me fund tëdyfishtë, si dhe në furgonë dhe autostrada. Droga i shitej më pas grupeveitaliane.
Njëoficer policie që ishte marrë me një operacion të gjerë kundër krimit tëorganizuar në Romë në nëntor 2019, tha se “bosët e rinj të drogës në Romë janëshqiptarë. Grupet kriminale të Romës e blejnë prej tyre pluhurin e bardhë për28,000 euro për kilogram. Nuk gjen kurrë më lirë se aq.”
Nëshkurt 2020, në kuadër të operacionit Herostrati (Erostrato), një grup me 11shqiptarë dhe italianë, që njihej edhe si mafia e Viterbos, u dënuan me njëtotal prej 135 vitesh në burg për zhvatje dhe shantazh në qytetin e Viterbos.Krerët e grupit, një italian nga Kalabria dhe një shqiptar nuk janë kapurakoma.
Përtë ilustruar forcimin e elementeve kriminalë shqiptarë, në raport thuhet setani ata kanë filluar të mbajnë peng pjesëtarë të mafias italiane, si garancipër pagesën e drogës.
Sipasnjë burimi nga policia financiare italiane, mbajtja e pengjeve është diçkanormale në marrëdhëniet midis grupeve kriminale, “por kur shqiptarë mbajnë pengsiçilianë, atëherë kjo tregon se gjërat kanë ndryshuar dhe janë bërë goxha tëfuqishëm”.
Njëvalë vrasjesh në periudhën 2019-2020, përfshirë një nga krerët e krimit nëRomë, Fabrizio Piscitelli dhe trafikanti shqiptar i drogës Gentian Kasa, lë tëkuptohet se jo gjithmonë ka harmoni mes grupeve kriminale shqiptare dheitaliane dhe se konfliktet e brendshme çojnë në dhunë.
Spanja
NëSpanjë, grupet kriminale nga Ballkani që fillimisht merreshin me grabitje,kaluan më pas në trafikim droge në vendin që shërben si portë kryesore përhyrjen e drogën nga Amerika Latine. Në raport përmendet një shembull përlidhjet mes Spanjës dhe grupeve të Ballkanit, sipas së cilit në janar 2015, njëhelikopter me rreth 900 kilogramë hashash në bord, që mendohej të ishte nisurnga Maroku, u përplas pranë Malagas. Piloti ishte major në forcat e armatosuratë Shqipërisë.
“Ky nuk ishte i vetmi incident i këtij lloji:duket se ka një trafik të vazhdueshëm helikopterësh dhe avionësh të lehtë qëtransportojnë drogë nga Maroku në Spanjë, por niveli i angazhimit të pilotëvenga Ballkani në këtë trafik është akoma i paqartë”, thuhet në raport.
Holanda
NëHolandë, grupet kriminele nga Ballkani filluan të bëhen objekte hetimi ngafillimi i viteve 90. Shqiptarët u përfshinë në trafikun e qenieve njerëzore nëvitet 90 dhe më pas të emigrantëve, ndërsa pas vitit 2010 në trafikun e drogës.
“Ashtu si përmendet edhe në lidhje me zona tëtjera problematike të analizuara në këtë raport, ngjitja e shqiptarëve nëshkallën e krimit ndjek pak a shumë të njëjtin model. Mesa duket ata hynë nëtregun hollandez duke punuar për grupet italiane, por sot, në vitin 2020, atajanë shndërruar në një nga faktorët kryesorë të tregjeve kriminale. Në fakt, katë dhëna se shqiptarët ndërrmarin operacionet e veta transatlantike”, thuhet nëraport.
Portetnë Hollandë dhe Belgjikë (si Roterdami dhe Anversa) përdoren shpesh për tëimportuar sasi të mëdha kokaine nga Ekuadori, Brazili dhe Kolumbia.
“Në fushën e trafikimit të drogës grupetshqiptare në Hollandë shpesh quhen ‘uithalers’ – që do të thotë ‘marrësit’ – mefjalë të tjera, persona që e marrin drogën, veçanërisht kokainë dhe heroinë,nga porte dhe e shpërndajnë anembanë veriut të Evropës perëndimore. Shumë ngagrupet shqiptare të krimit të organizuar që veprojnë në Hollandë (dhe Belgjikë)i përdorin bazat e tyre si platforma për trafikimin e kokainës në Britani,tregu më i madh i kokainës në Evropë”, thuhet në raport.
Nëraport thuhet se mendohet se shqiptarët luajnë rol të dorës së pare në botën ekrimit në Amsterdam. Në vitin 2018, dy nga krerët e klanit Bajri u arrestuan nëRoterdam për trafik droge, kontrabandë armësh, prostitucion, zhvatje,organizimin e llotarive të paligjshme, dhe lojëra fati pa leje. Ndërsa në gusht2019, policia italiane arrestoi 17 persona që ishin pjesë e një rrjeti shqiptarpër trafikimin e gati 200 kilogramëve kokainë nga Hollanda në Itali.
15grupe kriminele shqiptare që veprojnë në zonën e Beneluksit (Belgjikë, Hollandëdhe Luksemburg), kanë krijuar lidhje me tre-katër grupe shqiptarësh në AmerikënLatine.
Zyrtarishtnë Holandë ka 1,200 shqiptarë por autoritetet mendojnë se mund të ketë rreth 40mijë, shumica me pasaporta të rreme nga vende të BE-së.
Njëpjesë e mirë e tyre janë vendosur në zonën e Limburgut në Jug të vendit, e cilaështë bërë bazë e kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura, dhellogaritet se ky aktivitet mund të sjellë rreth 200 milionë euro në vit.
Gjatëoperacionit Shqipëria, në maj 2019, u arrestuan 30 persona të dyshuar në zonëne Limburgut, dhe 25 prej tyre ishin shqiptarë. Grupet që zhvillojnë aktivitetine tyre në këtë zonë, thuhet në raport, përdorin përvojën e fituar në Shqipëripër rritjen e kanabisit, që në fakt e mësuan nga hollandezët.
“Ndërkohë që autoritetet shqiptare po godasinkultivimin e kanabisit në vendin e tyre, grupet shqiptare të krimit tëorganizuar e kanë transferuar përvojën e tyre jashtë vendit, jo vetëm nëHollandë, por edhe në Belgjikë, Britani, dhe Turqi. Duket se grupet shqiptare ikanë xhepat plot me para, ose kanë akses në fonde të mëdha, duke parë numrin eshtëpive që kanë blerë me para në dorë në zonën e Limburgut”.
Raporticiton një prokuror të thotë: “Është e çuditshme sa të zotë janënë gjetjen e pikave të dobëta në shoqërinë tonë. Dinë si të përdorin dokumente identifikimifalse për të marrë shtëpi me qera në mënyrë të paligjshme. E dinë si tëshfrytëzojnë noterët hollandezë, janë në gjendje të përdorin agjencitë epronave të paluajtëshme për të blerë shtëpi; përdorin metoda shumë tërafinuara, dhe e dinë shumë mirë si të veprojnë.”
Sipasraportit, grupet shqiptare nuk konsiderohen si të dhunshëm, dhe nuk tërheqinvëmendjen e të tjerëve, pasi kjo do t’i prishte punë.
Sipasnjë prokurori, edhe kur arrestohen, shqiptarët nuk bëjnë fjalë, dhe shpeshgjatë procesit gjyqësor “nuk e hapin gojën fare”.
Republika Çeke
NëRepublikën Çeke, kriminelët shqiptarë nga Kosova Shqipëria, dhe Maqedonia eVeriut janë marrë më shumë me krimin e rrugës, përfshirë edhe
trafikimine personave dhe drogës, veçanërisht në qytetet pranë kufirit me Gjermaninë. Pormes tyre ka patur edhe disa kriminelë me emër, si në rastin e Princ Dobroshinga Kosova, një nga trafikantët kryesorë të drogës dhe transportonte heroinënëpër korridorin ballkanik në Republikën Çeke, dhe prej andej në vendetnordike. Ai u arrestua në Pragë, në shkurt 1999, dhe më pas u ekstradua në Oslo(ku ishte arratisur nga burgu në vitin 1997). Më pas u lirua me kusht ‘përsjellje të mirë’, dhe u urdhërua të largohej nga vendi në janar 2005. Mendohetqë ai të jetë kthyer në Kosovë.
Poashtu Qazim Osmani nga Kosova, një nga themeluesit e kompanisë së lojërave tëfatit Banco Casin, u tërhoq pikërisht nga elementi i lojrave të fatit, të cilatqë nga vitet ’90 ishin përdorur për pastrimin e paravet të pista.
Strukturate krimit të organizuar nga vendet e Ballkanit perëndimor brenda rrjeteveglobale të krimit të organizuar mund të përdorin fare lehtë rrjetendërkombëtare për pastrimin e parave të pista dhe nuk kanë pse i mbajnë brendaRepublikës Çeke.
Afrika e Jugut
NëAfrikën e Jugut, krimi i organizuar nga Ballkani vjen kryesisht nga serbët qëkanë një komunitet të konsiderueshëm në vend me dy valë, nga vitet 60 dhe 70dhe nga mesi i viteve 2000. Në periudhën 2018–2019, Afrika e Jugut u tronditnga një valë vrasjesh dhe shumë nga autorët dhe viktimat ishin shtetas tëvendeve të Ballkanit perëndimor, veçanërisht nga Serbia. Afrika e Jugut mund tëkthehet në një zonë problematike për trafikun e drogës për grupet nga BallkaniPerëndimor.
Turqia
Turqia,që konsiderohet edhe porta e lindjes, është një bazë e rëndësishme përtrafikimin e heroinës dhe trafikimit të emigrantëve. Grupe kriminale ngaBallkani perëndimor kanë patur lidhje me Turqinë që nga vitet 70 dhe 80.
Ngatregëtia e mallrave si veshjet me valixhe nga Turqia në Ballkan u kalua nëtregëtimin e mallrave të paligjshme si cigaret dhe drogat. Shumë shqiptarë(kryesisht nga Kosova) filluar të përfitojnë nga numrat gjithnjë e të mëdha tëemigrantëve shqiptarë në Evropën perëndimore për të zgjeruar rrjetin dheveprimtaritë e tyre dhe u përfshinë në të gjitha hallkat e trafikimit që ngablerja, trafikimi dhe shpërndarja.
Njërast i tillë ishte ai i Sami Hostanit (i mbiquajturi shqiptari) nga Maqedonia eVeriut i cili trafikonte sasi të mëdha droge nëpër Turqi, Amerikën e Jugut, dheEvropë dhe kishte lidhje të dyshimta biznesi me rrjete të trafikimit të drogësnë Hollandë dhe Kolumbi. Ai më pas filloi të investonte shumë në fushën elojërave të fatit dhe ishte një nga pronarët e kazinosë në Hotel Sheraton nëStamboll. Ai u dënua me katër vjet burg për krijimin dhe drejtimin e një rrjetikriminal.
Trafikantëtnga Ballkani kanë përfituar edhe nga bumi i heroinës në Afganistan dhe bëjnëpërpunimin e saj para se ta shesin, për të maksimizuar fitimet.
Nëvitin 2015, u llogarit se fitimi i përgjithshëm bruto nga trafikantët eopiateve në Evropën juglindore ishte rreth 1.7 miliardë dollarë në vit.
Ndërsakërkesa në rritje për kanabis, ekstazi dhe droga sintetike në Turqi krijoimundësi për shtetasit e vendeve të Ballkanit perëndimor që
tëtransportonin këto lloj drogash nga Evropa në Turqi në shkëmbim të heroinës.taksat e larta mbi cigaret në Turqi krijuan një treg në rritje për kontrabandëne cigareve shumë më të lira nga Ballkani.
Faktiqë banorët e Ballkanit dhe të Turqisë mund të lëvizin pa viza dhe që kushdo qëfut 250 mijë dollarë fiton shtetësinë pa pasur nevojë ta deklarojë burimin e kashtuar mundësinë për aktivitete të paligjshme.
Iashtuquajturi “Korridori Ballkanik” njihet më tepër për transportimin eheroinës nga Afganistani nëpër Iran, në Turqi, dhe përmes Ballkanit perëndimor.Që këtej droga dërgohet në tregjet kryesore në perëndim.
Nganjëherëheroina magazinohet përkohësisht në baza të ndryshme në vendet e Ballkanitperëndimor. Ministria e rendit në Maqedoninë e Veriut ka raportuar mbishkatërrimin e një organizate kriminale në muajin shkurt 2019, në bashkëpunimme agjencinë e luftës kundër drogës të Shteteve të Bashkuara (DEA). Grupikriminal ishte përfshirë në mënyrë të vazhdueshme në trafikimin e heroines dhekanabisit nga Turqia në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, dhe më pas drejtZvicrës, dhe vendeve të Evropës perëndimore. Ky grup kishte ngritur edhelaboratorë për prodhimin e stimulantëve tip amfetamine (ATS). Ka të dhëna seheroina kalon tranzit edhe nga Kosova.
Kohëte fundit në disa raste trafikantët shqipfolës janë përpjekur që të anashkalojnërrjetet turke të trafikimit të drogës, dhe të krijojnë kontake direkte mefurnizuesit iranianë të heroines dhe kjo sinjalizon një ndryshim të mundshëm tëstrukturës së trafikut të heroinës.
Forcate rendit kanë arrestuar disa grupe shtetasish shqiptarë dhe kanë konfiskuarsasi të mëdha heroine dhe substancash të tjera.
Ngaana tjetër, edhe grupet iraniane duket se po përpiqen që të krijojnë bazat etyre në Ballkanin perëndimor. Kjo mund të ketë pasoja të paparashikueshme përsigurinë në Ballkan.
Mendohetqë trafikantët e heroinës përdorin të paktën 18 rrugë të ndryshme nga Turqiapër në tregjet evropiane dhe destinacioni kryesor i heroinës janë Hollanda,Gjermania, Shqipëria, dhe Moldavia.
Hetimetë zhvilluara në Turqi, Greqi dhe Shqipëri tregojnë se rrjetet turko-shqiptareshfrytëzojnë portet detare të Turqisë, dhe mijëra mole të vogla përgjatëbregdetit të Detit të Zi, Detit të Marmarasë, Detit Egje dhe Detit Mesdhe përtrafikimin e kanabisit dhe heroinës.
Origjinaprimare e transportit të drogës me rrugë detare ka qenë Amerika e Jugut dheLindja e Mesme, ndërsa ngarkesat që dalin nga Turqia kanë si destinacioneHollandën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë, Britaninë, Greqinë dhe Italinë.
“Që nga viti 2015, forcat e rendit në Turqikanë konfiskuar sasi të mëdha droge nga mjete detare transporti qëkontrolloheshin nga grupe kriminale shqiptare. Zakonisht kontrollet dhe sigurianë mole janë të kufizuara dhe duket se kjo është edhe pika më e dobët nëkontrollin e kufirit të Turqisë me vendet e Bashkimit Evropian. Që këtu jahteluksoze dhe skafe që përdoren nga shqiptarë hyjnë e dalin pa ndonjë kontrollsigurie”, thuhet në raport.
Njëpjesë e drogës transportohet edhe nga ajri.
Turqiapo bëhet një treg gjithnjë e më i madh për ekstazi të prodhuar në Evropë, dhegrupet nga Kosova janë përfshirë në këtë trafik. Po kështu ka të dhëna se disashtetas të vendeve të Ballkanit perëndimor janë përfshirë në prodhimin emethamfetaminës në Turqi.
Kursektori antidrogë i policisë në Stamboll zbuloi një laborator methamfetamine nëvitin 2018, organizata kriminale ndërkombëtare përbëhej nga shtetas nga Turqia,Uzbekistani, Irani, Britania, dhe Shqipëria.
Kanabisiështë droga më e përhapur në tregun turk. Edhe super marihuana (skunk), njëlloj droge me bazë kanabis (e prodhuar në Shqipëri), është mjaft e përhapur: 11tonë nga kjo drogë u kapën në vitin 2018, një rritje prej 530 për qindkrahasuar me një vit më herët.
Raportithotë se nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e trafikantëve të kanabisit ngavendet e Ballkanit perëndimor, por sipas raportit mund të arrihet nëpërfundimin se shqiptarët janë përfshirë në trafikimin e kanabisit në Turqi. Sëpari, shqiptarët sjellin sasi të mëdha kanabisi me mjete detare transporti nëporte.
Autoritetetturke kanë konfiskuar sasi rekord të super marihuanës që nga viti 2016, dheekspertët mendojnë se një pjesë e madhe e super marihuanës furnizohet ngarrjete shqiptare.
“Në të vërtetë, disa grupe shqiptare e kanëkthyer Detin Adriatik në një autostradë detare për trafikun e drogës”, thuhetnë raport.
Sipasraportit, një nga trafikantët më famëkeqë është shqiptari Met Kenani, qëtransportonte sasi të mëdha drogash me mjete detare dhe që u arrestua në njëaksion në vitin 2018. Raporti përmend disa aksione në disa vende të lidhura merrjetin e tij.
Pormegjithë arrestimin e Kenanit, rrjedha e kanabisit ka vazhduar. Në nëntor 2018,tre persona u arrestuan, duke përfshirë edhe një shtetas shqiptar që i jeptekamionit nga doganierët turq në kufirin me Greqinë, duke kapur 1.5 tonë hashishnë një kamion që transportonte sojë.
Nëqershor 2019, sektori antidrogë i policisë së Stambollit goditi një rrjetndërkombëtar të krimit të organizuar që trafikonte rregullisht super marihuanënga Shqipëria në Turqi, dhe konfiskoi 525 kilogramë super marihuanë. Në tetor2019, policia greke zhvilloi një hetim mbi një grup trafikantësh shqiptarë qëtrafikonin sasi të mëdha marihuane nga Shqipëria në Turqi, nëpërmjet Greqisë.
Aksionetë përbashkëta të policisë greke, Rojës Bregdetare, dhe Agjencisë Evropiane tëKufirit dhe Rojës Bregdetare (European Border and Coast Guard Agency – Frontex)rezultuan në kapjen e 1,172 kilogramëve opium të papërpunuar. Grupi shqiptarpërdorte skafe për të dërguar kanabis në disa qytete në bregdetin turk. Ngahetimet doli se shqiptarët përdornin ishuj të pabanuar në Greqi për magazinimine përkohshëm të drogës.
Hetuesitthanë se grupi shqiptar e shkëmbente kanabisin për heroinë në Turqi, dhetransportonte heroinë duke u kthyer mbrapsht nëpër të njëjtin itinerar.
Vitete fundit, grupet nga Ballkani janë përfshirë në trafikun e migrantëve.
Sipasraportit grupet nga Ballkani perëndimor – veçanërisht nga Kosova dhe Shqipëria– kanë ngjitur shkallët e hierarkisë në botën e krimit, si në Turqi ashtu dhenë marrëdhëniet e tyre me grupet turke që kanë lidhje me Ballkanin.
Amerika Latine
Kriminelënga Ballkani perëndimor filluan të hyjnë në biznesit e kokainës në AmerikënLatine, sidomos në Ekuador and Kolumbi rreth viteve 2008–2009 dhe janë kthyernë ndërmjetës të suksesshëm midis furnitorëve vendas dhe grupeve kriminale tëkonsoliduara, dhe tani së fundmi janë transformuar në faktorë kyç dheshpërndarës të fuqishëm.
Nëinformacionet më të hershme në vitin 2001, u arrestuan tre shqiptarë në kuadërtë operacionit Rrugëtimi (Journey), që zgjati dy vjet, dhe u zhvillua nga DEAnë bashkëpunim me vende të tjera për të goditur trafikimin me rrugë detare ngaKolumbia. Po atë vit u zbulua edhe grupi i parë shqiptar që trafikonte kokainë.
Policiaarrestoi gjashtë pjesëtarë të një grupi, duke përfshirë dy persona që në atëkohë punonin në prokurorinë e përgjithshme në Tiranë. Operacioni Rrugëtimikonfirmoi se ky grup kishte patur kontakte me kartelin e Medellin në Kolumbi qënga viti 1999, dhe ishte pjesë e një rrjeti të trafikimit të kokainës tëshpërndarë në të gjithë botën.
Portrafiku i vërtetë duket se ka nisur rreth periudhës 2008–2009, kur serbi DarkoShariç u përfshi në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Evropë.
NdërsaShariç po vazhdonte me sukses trafikun në Amerikën Latine, shqiptari ArbërÇekaj shkoi në Ekuador dhe hapi një kompani për tregtinë e bananeve. Brenda pakviteve Çekaj u bë trafikanti më I madh i drogës në Shqipëri, duke e fshehurdrogën në ngarkesat me banane që i eksportonte në Evropë. Shumë shpejt të tjerëfilluan të ndjekin shembullin e Shariçit dhe Çekajt, pasi kapjet e ngarkesaveme drogë nga policia, arrestimet, dhe artikujt e lajmeve tregojnë se ka njëangazhim gjithnjë e më të madh të kriminelëve nga Ballkani perëndimor nëtrafikimin e kokainës nga Amerika Latine.
Elementëtë ndryshëm i kanë bërë tërheqës këto vende për grupet kriminale nga Ballkani,përfshirë lehtësinë për të hyrë dhe për të qendruar, korrupsionin dhe lehtësitënë sistemin gjyqësor siç e shpjegon një rast kur në vitin 2014, tetëekuadorianë, dy shqiptarë, dhe një shqiptar i Kosovës u kapën në kuadër tëoperacionit Ballkani dhe u akuzuan për magazinimin e sasive të mëdha drogash nëGuayaquil, për t’i trafikuar në Evropë.
Megjithënatyrën serioze të këtyre akuzave, Remzi Azemi nga Kosova u lirua një muaj pasarrestimit të tij. Në nëntor 2018, një shqiptar dhe një grek u arrestuan në njëaksion antidrogë në bregdetin ekuadorian dhe u akuzuan për trafik droge, sëbashku me gjashtë ekuadorianë. Kur çështja shkoi në gjykatë, gjykata e shkallëssë parë dënoi ekuadorianët por la të lirë shtetasit e huaj.
Kjopandëshkueshmëri ekziston edhe në Kolumbi. Në këtë vend këto grupe përfituanedhe nga vakuumi i krijuar kur pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes meqeverinë, organizata FARC filloi të tërhiqej nga territoret që mbante nënkontroll.
Nëraport thuhet se që nga viti 2008, shqiptarët vajtën në Amerikën Latine siemisarët e grupeve mafioze italiane si ‘Ndrangheta dhe Kamorra, dhe sipërfaqësues të grupeve grupeve mafioze nga vende të tjera evropiane, si Greqiadhe Spanja.
“Ata duket se kanë krijuar lidhjet e tyre edheme mafiat turke dhe marokene për shpërndarjen e narkotikëve në Evropë. Sipasnjë burimi, roli i tyre fokusohet mbi shpërndarjen e brendshme të drogës,veçanërisht në shërbim të mafieve italiane dhe spanjolle, që kanë lidhje më tëhershme me kartelet kolumbiane”, thuhet në raport.
Nëraport thuhet se gjatë dekadës së fundit, Amerika Latine është kthyer në njëzone problematike në lidhje me përfshirjen e grupeve nga Ballkani perëndimor nëtrafikun e drogës dhe nga informacionet e fundit duket se kjo prirje do tëvazhdojë edhe në të ardhmen.
Raporticiton një burim të afërt me strukturat anti-drogë në Ekuador, sipas së cilit160 shqiptarë hynë në atë vend gjatë vitit 2018, dhe 20 prej tyre mund të kençqenë trafikantët droge, ndërsa një burim nga policia kolumbiane tha se kanëvënë re një “rritje të pajustifikuar” në hyrjen e shtetasve shqiptarë nëKolumbi.
Ngaana tjetër, së shpejti mund të ndryshojnë edhe pikat e hyrjes: në janar 2020Shqipëria dhe Guyana (në kufi me Brazilin dhe Venezuelën) nënshkruan njëmarrëveshje për heqjen e vizave.
Australia
Australia ka konsumin më të lartë të kokainës për banor në botë. Është një treg i pasur dhe ka të dhëna mbi persona nga Ballkani që janë të përfshirë në trafik. Sipas një burimi nga policia australiane, cituar në raport “aktualisht, krimi i organizuar ballkanik është kërcënimi më i madh për Australinë, është kaq i disiplinuar, kaq i ndërthurur dhe me influencë në komunitetet vendase, dhe paraqet një sfidë serioze për forcat e rendit”, por krahasuar me grupe të tjera, prania e tyre është më e vogël./ VOA