OFL u kërkon burimin e pasurisë 3 personave në Korçë, Vorë e Pogradec

Vijon edhe ditën e sotme (24 korrik) Operacioni Forca e Ligjit, ku janë nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

Konkretikisht kërkohet vetëdeklarimi ngashtetasit:

A. H., banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata eRrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

E. M., banues në Pogradec, i dënuar ngaGjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja enarkotikëve”, kryer në bashkëpunim; 

L. Gj., banues në Vorë, i dënuar nga Gjykata eRrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.