Gjirokastër, hajduti hyn nga dritarja e banjos, u grabit të moshuarve qiranë e shtëpisë
Grabiten dy të moshuar që jetonin vetëm në Gjirokastër.
Ndërkohë kapet njëri autorët e ngjarjes. Ai është shtetasi me iniciale V.K 32-vjeçar banues në lagjen "18 nëntori".
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Kodra eShtufit.
“Në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.” – njofton policia.
Kanë qenë 2 grabitës të përfshirë në ngjarje, ku njëri ka hyrë nga dritarja e tualetit të banesës në katin e parë të një pallati, ndërsa tjetri ka pritur jashtë.
32-vjeçari i ka mbajtur peng për 2 orë çiftin e të moshuarve deri sa të jepnin të hollat që kërkonin.
Sipas dëshmisë së Laze Shehut 78 vjeç, grabitësi i ka keqtrajtuar të shoqen e tij duke tentuar ta mbysë nëse nuk do të tregonte se ku i kishin fshehur paratë.
Vetë i moshuari Laze Shehu arriti të gjente 180 mijë lekë të vjetra që ishte qiraja e banesës ku jetojnë dhe ia ka dhënë 32-vjeçarit.
Në këtë moment ai, i maskuar ka qëlluar me grushta dy pleqtë dhe është larguar duke sharë.
Menjëherë çifti i te moshuarve ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.
Vajzat e të moshuarve thonë për Ora News se bazuar te rrëfimi i prindërve, hajduti fillimisht kishte tentuar të futej brenda nga aneksi, por nuk arriti duke hyrë më pas nga dritarja e tualetit.
