Në 6 muajt e parë të vitit 2020, në Portin e Durrësit u përpunuan 1 milionë e 99 mijë tonë mallra
Në 6 muajt e parë të vitit 2020, në kalatat ePortit të Durrësit janë përpunuar 601 mjete lundruese, të cilat kanëtransportuar mbi 1 milionë tonë mallra për import/eksport.
Këto të dhëna bëhen publike nga Sektori iStatistikave në APD dhe mësohet se 281 anije tregtare dhe 320 tragete janëpërpunuar gjatë kësaj periudhe, me mallra të ndryshëm.
Sasia e mallrave të përpunuara gjatë kësajperiudhe arrin në 1 milionë e 99 mijë tonë mallra në total.
Po të njëjtat burime saktësojnë se nëTerminalin Perëndimor dhe atë Lindor, ka pasur një rritje me 9 % e volumevetregtare të përpunuara, krahasuar me 6 mujorin e 2019-ës.
Më konkretisht, në këto dy terminale janëpërpunuar në total 770 mijë tonë mallra.
Ndërkohë, në Terminalin e Trageteve dhe atë tëKontejnerëve janë përpunuar respektivisht 372 mijë tonë dhe 727 mijë tonëmallra, sasi kjo më e ulët se janar-qershori 2019-të.