PD: Kandidatja për kreun e BKH-së Aida Hajna, nën hetim penal për korrupsion me 10 000 €, të hiqet nga gara

PD ka hedhur akuza të forta kundrejt qeverisënë lidhje me zgjedhjen e kreut të BKH-së.

Me anë të një dalje nga selia e PD-së, nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka tha se kandidatja e vetme Aida Hajna, nënhetim penal për korrupsion me 10 mijë euro.

“ByrojaKombëtare e Hetimit, që pretendohet se do të hetojë krimin e organizuar dhenjerëzit e pushtetit, është institucioni i fundit që po merret nën kontroll ngaqeveria. Ajo ka diktuar skualifikimin e të gjithë kandidatëve, duke lënë siemër të vetëm në listë zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Policisë Aida Hajna.Aida Hajna është botërisht e njohur për një nga skandalet më të mëdha tëPolicisë së Shtetit, që la të lirë të kërkuarin për trafik droge Naser Gashi,pasi ai u arrestua rastësisht në Kukës vitin e kaluar.” – tha Paloka.

Paloka tha se Hajna ka mbrojtur trafikantin edrogës Naser Gashi dhe pezulloi nga detyra policin që denoncoi skandalin.

“Zëvendësdrejtorjae Përgjithshme e Policisë, Aida Hajna, e ngarkuar me hetimin e këtij skandali,mbrojti policët që liruan trafikantin e drogës dhe pezulloi nga detyra policinqë e denoncoi skandalin. Ky polic sot është në azil, ndërsa Aida Hajnaj pobëhet gati të drejtojë BKH-në si garanci për trafikantët e drogës dhe të tjerëkriminelë në ortakëri me pushtetin. Aida Hajnaj është e mbytur në skandale. Mëposhtë do të citoj pjesë të një raporti zyrtar të SHÇBA, shërbimit qëkontrollon nga brenda policinë, por që nuk është marrë parasysh nga Komisioni iVlerësimit, i cili e ka lënë Aida Hajnën  kandidate të vetme.”   

Ndërkohë, Paloka shtoi se Hajna duhet të skualifikohetnga gara dhe gara të rihapet për policë të ndershëm.

“Çdoprovë flet kundër Hajnës së qeverisë dhe kontrollit politik të Komisionit tëVlerësimit. Për këtë akt të dyshuar korrupsioni, Aida Hajna, pretendentekryesore për të drejtuar BKH-në, vazhdon të jetë akoma në hetim nga prokuroria.Hajna e qeverisë duhet skualifikuar, njësoj si të tjerët dhe gara për kreun eBKH-s duhet të rihapet për të përfshirë policë të ndershëm dhe me integritet.Gara duhet të jetë e drejtë dhe e pandikuar nga politika, në mënyrë qëpandëshkueshmërisë së qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri t‘i jepetfund sa më parë.”