Ballsh, protesta e Mallakastrës, “lufta” për pagat e prapambetura: Kompania e re nuk i njeh

Pagat e prapambetura dhe kërkesa për rinisjene punës në Uzinën e Ballshit, ngriti sërish në protestë naftëtarët e Ballshit.Ata tha se firma që ka marrë përsipër të vërë në punë uzinën, nuk u njeh  detyrimet, ndaj kërkuan që qeveria të mbajëpremtimin

Naftëtarët Ballshit thonë se janë prej dymuajsh në pritje të rinisjes së punës në Uzinë nga kompania e re që ka marrëpërsipër menaxhimin e rafinerisë!

Por punonjësit e Arit të Zi thonë se firma nukmerr përsipër detyrimet e prapambetura nga puna në uzinë.

Ndaj këtë të premte ata dolën në protestë paraBashkisë Mallakastër për të kërkuar ndërhyrjen e institucioneve lokale e qendrore.

“Pas njëperiudhë të shkurtës nëse largohet kompania kujto do t’i drejtohemi. Se kryeministri ka thënë se janë marrëdhënieprivat-privat, por ai nuk vjen në rrugën e duhur.”

Të penalizuar nga kompanitë që kanë menaxhuaruzinën ndër vite, siç thonë, naftëtarët kërkojnë që shteti të jetë garant ikontratës me firmën e re që do të vërë në punën uzinën e naftës.

Në rast të kundërt, ata kërkojnë që KryeministriEdi Rama dhe Ministrja e Energjisë të mbajnë përgjegjësi.

“Ne kërkojmëpalët shtet se kujt do t’i faturohet nesër falimenti i kompanisë.”

“I bëjmëthirrja Ballukut dhe instancave përkatëse që të mbajnë premtimin e duhur.”

Në muajin Shkurt, naftëtarët e Ballshitzhvilluan një grevë urie për detyrimet e prapambetura, ndërsa në vazhdimësikanë protestuar për zgjidhjen e problematikave të sektorit të naftës.

https://youtu.be/tEkZ_lmD7LA