Viktima e 3-të brenda 20 orëve nga Covid-19, ndërron jetë 45-vjeçarja farmaciste
Shënohet një tjetër viktima nga Covid-19 nëvend.
Ndërron jetë një 45-vjeçare nga Fushë Kruja meprofesion farmaciste.
Lajmi për vdekjen e saj është bërë publik ngaUrdhri i Farmacistëve.
“Të nderuar kolegë, Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morrijetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar Xhire Çitozi (Gjereti). XhireÇitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin efarmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë. Ndarjanga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj,por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dheprofesionalizëm. Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisëi shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë tëdashurve të saj për këtë humbje të madhe. U prehsh në paqe Xhire!”
Ndërkohë, kjo është viktima e Covid-19 e shënuarditën e sotme.
Në total numri i personave që kanë humbur jetë nga koronavirusi ka shkuar në 126.
Lexo edhe: Ndërron jetë 43-vjeçarja në Infektiv, shkon në 124 numri i viktima
Ndërron jetë 27-vjeçari nga Kavaja, ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatik