Ndërron jetë 27-vjeçari nga Kavaja, ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatik
Shënohet viktima e dytë për ditën e sotme nga Covid-19 në vend.
Një 27 vjeçar nga Kavaja ka humbur luftën me Covid-19.
Nga burimet bëhet me dije se prej katër ditësh ndodhej i shtruar tekInfektivi.
Mësohet se i riu vuante gjithashtu nga talasemia dhe kjo ia ka vështirësuar përballjen me virusin.
Ndërkohë, ministria e Shëndetësisë bën me dije se 27-vjeçari ishteasimptomatik.
“Ministria e Shëndetësisësqaron se, referuar shërbimit infektiv, një i ri 27-vjeçar nga Kavaja, kandërruar jetë si pasojë e aksidentit vaskular cerebral. 27-vjeçari vuante nganjë sëmundje e lindur e gjakut dhe ishte asimptomatik për COVID-19. Ministria eShëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes.”
Pak më herët ditën e sotme një 43-vjeçare ndërroi jetën nga Covid-i.
Me këto dy viktima të reja, numri total i vdekjeve nga Covid-19 shkon në125.