Biznesmenit në Tiranë i vjedhin e-mail-in dhe i marrin gati 90 mijë euro
Një biznesmen ka rënë pre e një skeme mashtruese, ku nëpërmjet ndërhyrjesnë email i janë grabitur rreth 90 mijëeuro. Gjatë kohës që ai bënte blerje online, një shtetas i huaj i cili tashmë ështëidentifikuar, ka ndryshuar faturën duke i përvetësuar shumën. Policia bën medije se ka identifikuar autorin dhe ka bllokuar shumën e vjedhur.
Një biznesmen shqiptar ka rënë pre e një skeme tëvjedhjeve online, duke i përvetësuar 90 mijë euro.
Biznesmeni kryente blerje online, ndërsa një person meshtetësi të huaj ka ndërhyrë në e-mailin e tij duke ndryshuar faturën dheadresën me qëllim përvetësimin e rreth 90 mijë eurove.
Biznesmeni ka denoncuar në polici vjedhjen që është kryernga persona të paidentifikuar, nëpërmjet skemës mashtruese.
Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Departamentine Policisë Kriminale, pas marrjes së kallëzimit në qershor të këtij viti, kakonstatuar se nëpërmjet teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, hakeri ihuaj kishte krijuar adresa të rreme elektronike, të ndërtuara me qëllimin përtë mashtruar viktimat dhe për të devijuar transfertën e parave.
Sipas policisë autori është identifikuar dhe është ihuaj, i cili hapte llogari në vende të ndryshme të botës, duke thithur fondenëpërmjet këtyre mashtrimeve kibernetike.
Nuk bëhet ende me dije se nga cili shtet është ‘hacker-i’si dhe në cilat shtete operonte pasi hetimi vijon ende për të gjetur edheautorë të tjerë të përfshirë në këtë skemë.
Sipas policisë pas zbulimit të skemës mashtruese nëbashkëpunim me një bankë të nivelit të dytë është bërë bllokimi i shumës prej90 mijë eurosh.
Blutë shprehen se qytetarët duhet të tregohen tëkujdesshëm gjatë komunikimeve që kanë në rrjetet sociale, postë elektronikeetj, si dhe ndaj çdo veprimtarie online dhe për çdo dyshim që mund të kenë tëadresohen pranë Policisë së Shtetit.