Meta i kërkoi vazhdimin e dialogut në Këshillin Politik, Basha mbledh aleatët

Presidenti, Ilir Meta, priti sot në një takim kreun e opozitës,Lulzim Basha.

Në një postim në facebook, Meta shkruan se e siguroi Bashën përdekretimin e votimit të marrëveshjes së 5 qershorit.

Po ashtu, Meta thekson se e ka inkurajuar kryedemokratin për tëvazhduar frymën e konsensusit në Këshillin Politik.

Meta: Sapo përfundova një takim me kërkesën time me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe liderin e Opozitës së Bashkuar z.Lulzim Basha. E sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.  

E falenderova për kontributin konstruktiv në arritjen e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe i kërkova të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi. Inkurajova vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë partnerët e investuar për çeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe që kanë mbështetur Këshillin Politik në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Para mbledhjes së Këshillit Politik, Basha në orën 16:45 u takua me aleatët në selinë blu.