Do dekretoj "5 qershorin", Meta takon Ambasadorët e BE-së, më pas dhe Bashën
Ambasadorët e vendeve të BE-së dhe Britanisë sëMadhe shkuan këtë të premte, 24 korrik 2020, në zyrën e Presidentit Meta, me kërkesë tëkëtij të fundit, një ditë pas votimit të marrëveshjes së 5 qershorit nëParlament.
Kreu i shtetit u ka komunikuar diplomatëveshqetësimin për ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës, si një akt ipapranueshëm që asgjëson të ardhmen e Shqipërisë. Nga ana tjetër, ka kërkuar qëdiskutimet në Këshillin Politik të vazhdojnë vetëm me konsensus.
“I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes” shkruan Meta në facebook.

Takon Bashen
Sa i përket marrëveshjes së 5 qershorit të votuar në Parlament, kreu i shtetit ka thënë se do ta dekretojë menjëherë.
Presidenti është takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ky takim i treti në pak ditë. Në reagimin e tij, Presidenti ka bërë me dije se i ka kërkuar z. Basha të vazhdojnë punën në Këshillin Politik në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.
