Zbardhen përgjimet: Kokaina drejt Italisë është tjetër, jo ngarkesa e kapur nga policia

"Në portin Gioia Tauro kapin 500 kg .. kuptove. Por ato që kapin nuk është ajo duhet të mbërrijë në Gioia Taura. Kapet ajo që është në tranzit në Gioia Tauro. E ajo që është në tranzit zbulohet.... në Gioia Tauro (i referohet drogës) droga nuk mbërrij në port por hidhet ne det .."

Këto janë pjesë nga përgjimet e publikuara nga media italiane të cilat zbulojnë detaje dhe të mënyrës sesi ngarkesa të mëdha të kokainës trafikoheshin nga Amerika e Jugut drejt Italisë.

Sot janë arrestuar 6 persona në kuadër të një operacioni u ndërmor njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica dhe operacioni u kodua "Magma 2020" dhe eshte vijimi i operacionit "Magma 2007".

Në Tiranë u arrestua Bujar Sejdinaj me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai njihej me nofken "Xhaxhai" përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Bellocco”.

Po ashtu janë arrestuar shtetasit shqiptar Asllan Hysa, Erand Malo dhe Liridon Gjana.

Magma 2007 - Operacioni i koduar "Magma 2007" mbylli hetimet më 29 nëntor 2019 me urdhër arrestimin e 45 personave dhe sekeustrimin e 400 kg kokainë, 30 kg hashash, 15 kg marijuanë, 3 pistoleta gjysëm automatike, sileanciator e municione të ndryshme.

Operacioni zbardhi aktivitetin kriminal të klanit të mafias  kalabreze Belloco ku bënte pjesë dhe shqiètari Bujar Sejdinaj i njohur me nofkën xhaxhai , i lindur më 20/03/1959 e përgjegjës i mafias kalabreze për zonën ballkanike.

Aktiviteti investigativ zbardhi se ky klan trafikonte ngaAmerika e Jugut e veçanërisht nga Argjentina e Kili, sasi të ëmdha droge qëimportoheshin përmes mjeteve detare në Itali. Droga fshihej në konteinerë qëudhëtonin me anijet e mëdha.

Në Buenos Aires, ky klan mafioz bashkëpunonte me të "jakat e bardha" (njerëz me kollare e xhaketë, pra zyrtarë),  të cilët lehtësonin punën për trafikun e sasive të mëdha të kokainës.

Në përgjimet e autoriteteve të antimafias zbardhet se sasia e kokainës e importuar nga Amerika e Jugut, hidhje në det para se të mbërrinte në port, duke evituar kështu kapjen nga autoritetet e portit Më pas ngarkesa tërhiqej nga ky klan mafioz.